minibus hire Leeds cheap fuel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT history check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Kosova zgjedh filmin “Dua” për garën e Oscarëve, shkruan histori me dy filma në edicionin e 99-të - Struga Lajm | Struga Lajme
minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Kosova zgjedh filmin “Dua” për garën e Oscarëve, shkruan histori me dy filma në edicionin e 99-të

0
Kosova zgjedh filmin “Dua” për garën e Oscarëve, shkruan histori me dy filma në edicionin e 99-të

Kosova do të përfaqësohet me filmin “Dua”, me regji të Blerta Bashollit, në edicionin e 99-të të Academy Awards, pasi Komiteti Përzgjedhës i angazhuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës e ka zgjedhur atë si propozimin zyrtar të vendit në kategorinë “International Feature Film”, transmeton albinfo.ch. 

Vendimi u mor nga komiteti i përbërë nga Kaltrina Krasniqi (kryesuese), Antoneta Kastrati, Ilir Hasanaj, Tristan Halilaj dhe Vullnet Sanaja.

Në arsyetimin e tij, komiteti vlerësoi interpretimin e aktores Pinea Matoshi, duke theksuar se personazhi i Duas sjell një performancë autentike, bindëse dhe emocionalisht të fuqishme. Gjithashtu, u vlerësua edhe vizioni artistik i regjisores Blerta Basholli, e cila, sipas komitetit, ndërton një rrëfim të ndjerë që trajton me sinqeritet një periudhë të rëndësishme të historisë së Kosovës.

Advertisement

Ky vit shënon një moment historik për kinematografinë kosovare, pasi për herë të parë Kosova do të ketë dy filma në garën për çmimet Oscar.

Përveç “Dua”, në garë është kualifikuar drejtpërdrejt edhe filmi “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, falë fitimit të çmimit prestigjioz “Grand Jury Prize” në Sundance Film Festival./Albinfo.ch 

The post Kosova zgjedh filmin “Dua” për garën e Oscarëve, shkruan histori me dy filma në edicionin e 99-të appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit