minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Kosovarja nga Austria depërton në fushën e modës edhe në Milano

0
Kosovarja nga Austria depërton në fushën e modës edhe në Milano

Prej më shumë se një viti, Qendresa Bulliqi është nën kontratë me kompaninë e modelimit spanjolle-amerikane “1st Place Models”, e menaxhuar nga Dominik Wachta, themelues i “Austria’s next top model”. Që prej fillimit, ajo ka pasur një sërë suksesesh. Së fundmi, Qendresa refuzoi një marrëdhënie pune  tremujore në Azi dhe pranoi të udhëtojë për disa javë në Milano. Kjo, edhe ia vlejti, shkruan noen.at.

Që nga java e kaluar ajo po qëndron në Milano. Menjëherë pas mbërritjes atje, u rezervua të reklamojë për stilisten amerikane, Erika Suess. Sfilata e modës do të zhvillohet në mes të muajit mars, përcjell albinfo.at. Përveç kësaj, edhe një tjetër kënaqësi për Qëndresën. Një sesion fotografik për një brend të modës italiane në Milano “Dani Contemporay” tashmë është i gatshëm. Filmimet u zhvilluan gjatë Javës së Modës në Milano.

Muaj më parë, Qëndresa ka dhënë një intervistë për albinfo.at, ku foli gjerë e gjatë për jetën dhe profesionin e saj si modeliste.

Advertisement
Foto: Nicole Schneeberger
Veshja: Dani Contemporary

 

The post Kosovarja nga Austria depërton në fushën e modës edhe në Milano appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit