minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Kur poezia ofron dashuri për miqësi

0
Kur poezia ofron dashuri për miqësi

Kisha kënaqësinë që m’u dha mundësia të udhëtoja nga Kosova në Zvicër e të merrja pjesë në prezantimin e librit me poezi për dashuri “Paradigma e Parajsës” të poetit Gjekë Marinaj, i cili enkas kishte ardhur nga Dallasi i SHBA-së.

Prezantimi u bë në Bibliotekën Pestalozzi, në Hardau të Cyrihut, në organizim të Suela Jorgaçit, drejtuese e bibliotekës dhe të poetit Shefqet Dibrani, i cili dhe mbajti një fjalë rasti. Në këtë ngjarje, pos poetëve të shumtë, mori pjesë edhe bashkëshortja e poetit Marinaj, zonja Dusita, si dhe familjarë të poetit me qëndrim në Zvicër.

I pranishëm në këtë prezantim ishte edhe z. Bujar Salihu, kryetar i SHKSH në Zvicër. Të pranishmit u plotësuan shpirtërisht me deklamimin e disa poezive të autorit, nga aktori Ramadan Morina, si dhe me ecejaket dhe sukseset e tij jetësore në SHBA, dhe jo vetëm. Përndryshe, botimi i këtij libri me 51 poezi  përkon me 30-vjetorin e martesës së poetit Marinaj me Dusitën, shkruan gazetari dhe publicisti Xhevdet Kallaba, përcjell albinfo.ch.

Advertisement

Ishte fascinues stili i shkrimit të poezisë, duke iu përmbajtur të gjitha kodeve të shkrimit poetik.

Si ilustrim nga kjo ngjarje, përveç disa fotove, po paraqes poezinë kushtuar Dusitës, me titull “Me Dusitën”:

Shkruam,

Mijëra mesazhe

Advertisement

Fytyrave të ditës;

Kompozuam,

Qindra ninulla

Orëve të ndaluara;

Advertisement

Zgjuam,

Dhjetëra herë

Gjumin nga gjumi;

Lindëm,

Advertisement

Një dashuri

Që na ngjan.

The post Kur poezia ofron dashuri për miqësi appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit