Kurti: Kosova shkëlqen ndryshe me Sunny Hill dhe Dua Lipën

Sonte në Prishtinë përmbyllet Festivali i mirënjohur Sunny Hill i cili kryeqytetin e Kosovës e bëri lajm në arenën ndërkombëtare.

“Kosova shkëlqen ndryshe me Sunny Hill dhe vajzën tonë të artë, Dua Lipa, të cilën sot e prita në Kryeministri”, tha kryeministri Albin Kurti.

‘Vendi ynë po shënon një nga vitet më të suksesshme kulturore në historinë e tij. Duan e falënderova për përfaqësimin e bukur e dinjitoz dhe promovimin e vlerave të Kosovës kudo në botë. Zëri, muzika e kënga e saj, na kanë bërë shumë më të njohur dhe mirënjohur anembanë. Kontributi që ajo jep për Kosovën është i pamatshëm’, tha tutje Kurti.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Tutje kryeministri thotë se pas katër ditë performance muzikore me emra të njohur ndërkombëtarë dhe vendorë, është momenti t’u themi faleminderit Duas dhe gjithë ekipit për punën dhe promovimin që i bënë Kosovës. Sunny Hill është edhe dobi për ekonominë lokale.

Këtë vit mirënjohje e veçantë iu bë Dua Lipës edhe për mbështetjen ndaj angazhimeve shtetërore për liberalizimin e merituar të vizave për qytetarët e Kosovës.

The post Kurti: Kosova shkëlqen ndryshe me Sunny Hill dhe Dua Lipën appeared first on Albinfo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";