minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Lipa: “Zgjoi”, një film i mrekullueshëm, i bazuar në një histori të vërtetë

0
Lipa: “Zgjoi”, një film i mrekullueshëm, i bazuar në një histori të vërtetë

Tashmë, filmi i suksesshëm kosovar, “Zgjoi”, me skenar e regji të Blerta Bashollit, prej disa ditësh ka filluar të shfaqet edhe në kinematë amerikane, përcjell albinfo.ch.

I pranishëm në premierën e këtij filmi në Washington DC ka qenë edhe babai i këngëtares Dua Lipa, Dukagjin Lipa, së bashku me familjen e tij.

Ai së fundmi ka publikuar disa nga momentet më të lumtura përgjatë shfaqjes, derisa ka pozuar edhe përkrah zonjës së parë të shtetit, Vjosa Osmani si dhe protagonistëve të filmit.

Advertisement

“Filmi ‘Hive’ fitoi tri çmime kryesore në Festivalin e Filmit në Sundance. Është një film i mrekullueshëm, i bazuar në një histori të vërtetë që tregon se sa të forta janë nënat, motrat dhe vajzat tona”, ka shkruar Lipa.

“Oscars, ne po vijmë”, ka vazhduar ai duke dëshiruar që të fitojë edhe ndonjë ‘Oscar’.

Dua këto ditë ka qenë shumë e komentuar për fjalimin që mbajti në Këshillin, derisa u nderua me çmimin “Artistja e shquar e vitit 2021”, ajo foli me shumë dashuri për Kosovën, madje kërkoi edhe liberalizimin e vizave.

 

Advertisement

 

 

 

 

Advertisement

The post Lipa: “Zgjoi”, një film i mrekullueshëm, i bazuar në një histori të vërtetë appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit