minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

‘Luanin e Artë’ në Venecia e fiton filmi francez, ku luan aktorja nga Kosova

0
‘Luanin e Artë’ në Venecia e fiton filmi francez, ku luan aktorja nga Kosova

Çmimi kryesor ‘Luani i Artë’ iu dha filmit francez “L’évenement”, të regjisores franko-libaneze Audrey Diwan. Ky film si temë trajtonte abortin e paligjshëm, e ku interpreton edhe aktorja shqiptare nga Kosova, Luana Bajrami.

Çmimi special i Jurisë shkoi për filmin autobiografik “E stata la mano di Dio”, i regjisorit italian Paolo Sorrentino, që si gjithmonë kishte në film aktorin e njohur Tony Servillo, protagonist i sukseseve të Sorrentinos  si “Il Divo” dhe “La grande bellezza”.

Aktori më i mirë u shpall John Arcilla, me filmin “On the job”, mbi korrupsionin e politikanëve dhe kompromiset e mediave.

Advertisement

Aktore më e mirë u shpall Penelope Cruz, protagoniste e dy filmave në festival, por që triumfoi me filmin e mikut të saj, Pedro Almodovar,  “Madres parallelas” në rolin e një mamaje single. “Fitorja është e Pedros, 100%”, deklaroi aktorja spanjolle.

 

The post ‘Luanin e Artë’ në Venecia e fiton filmi francez, ku luan aktorja nga Kosova appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit