minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Mbahet ekspozita personale nga artisti shqiptar, Nevzat Bejtuli Kica

0
Mbahet ekspozita personale nga artisti shqiptar, Nevzat Bejtuli Kica

Është mbajtur ekspozita personale nga artisti shqiptar, Nevzat Bejtuli Kica.

Organizimin e kësaj mbrëmje e quajtur “Dardanët” ishte si organizim i Dhomës së Tregtisë, Industrisë dhe Shërbimeve Zvicër-Kosovë me seli në Gjenevë, shkruan albinfo.ch.

Advertisement

Në këtë mbrëmje u prezantuan veprat e artistit Nevzat Bejtuli Kica me piktuarat e tij unike që kanë kuptime të mëdha artistike.

Në këtë event morën pjesë shumë anëtarë të Dhomës Ekonomike, ndërkohë që hapjen e bëri Nazmi Mehmetaj, sekretar gjeneral i Odës Ekonomike dhe pronar i firmës “GREENHOUSE”.

Po ashtu në këtë tubim morën pjesë edhe anëtari i Rrjetit të Bizneseve të Zvicrës, Afrim Veliu, konsulli i Amabasadës së Kosovës në Gjenevë, Rexhep Bajraktari si dhe shumë bashkatdhetar dhe artdashës nga regjioni.

Eventi u përmbyll me një koktel të organizuar me produkte nga Kosova, të dhuruara nga Rexhep Berisha “RB import export GmbH” si dhe Kujtimi Krasniqi, “ANADRINI WINE”.

Advertisement

 

 

The post Mbahet ekspozita personale nga artisti shqiptar, Nevzat Bejtuli Kica appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit