minibus hire Leeds cheap fuel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT history check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Mbrëmja kulturore “Vallja na Bashkon” në Gjenevë: një festë e identitetit shqiptar në diasporë - Struga Lajm | Struga Lajme
minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Mbrëmja kulturore “Vallja na Bashkon” në Gjenevë: një festë e identitetit shqiptar në diasporë

0
Mbrëmja kulturore “Vallja na Bashkon” në Gjenevë: një festë e identitetit shqiptar në diasporë

Në Gjenevë është zhvilluar mbrëmja kulturore “Vallja na Bashkon”, një aktivitet që bashkoi komunitetin shqiptar në një atmosferë festive të mbushur me muzikë, valle dhe traditë.

Në këtë aktivitet ka marrë pjesë edhe Ambasadori i Shqipërisë në Zvicër, Ermal Dredha, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale theksoi rëndësinë e ruajtjes së kulturës dhe identitetit shqiptar në diasporë, duke vlerësuar kontributin e organizatorëve dhe artistëve të përfshirë.

Advertisement

Eventi u organizua nga Shoqata “Rinia Contact”, një organizatë me 28 vite angazhim në shërbim të komunitetit shqiptar, në bashkëpunim me Swiss Albania Event.

Programi artistik u pasurua nga performanca të ndryshme, përfshirë Shoqërinë Kulturore Artistike “Agimi” nga Prizreni nën drejtimin e koreografit Gezim Sertollaj, si dhe një grup artistik nga Kruja me koreografët Uesli Alushi dhe Kristjan Kavalli. Në skenë u ngjitën gjithashtu artistët Mimoza Nazarko, Edmond Basha, Bardh Ramadani dhe grupi Art Band Art.

Mbrëmja u karakterizua nga valle tradicionale, muzikë dhe elemente të kulturës shqiptare, duke përcjellë mesazhin e bashkimit dhe ruajtjes së identitetit kombëtar, pavarësisht largësisë gjeografike.

Advertisement

Aktiviteti “Vallja na Bashkon” dëshmon rolin e artit dhe traditës si ura lidhëse mes brezave dhe si faktor i rëndësishëm për forcimin e komunitetit shqiptar në diasporë.

Në fund të aktivitetit u vlerësua edhe kontributi i organizatores Rezarta Sejdiu Shatri për angazhimin e saj në promovimin e rinisë shqiptare në Zvicër.

The post Mbrëmja kulturore “Vallja na Bashkon” në Gjenevë: një festë e identitetit shqiptar në diasporë appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit