minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Mediat italiane shkruajnë për kuzhinierin shqiptar që e bëri agroturizmin e tij ikonë në botë

0
Mediat italiane shkruajnë për kuzhinierin shqiptar që e bëri agroturizmin e tij ikonë në botë

Kuzhina për Altinin është vendi ku realizon çdo ide lidhur me përgatitjen e ushqimeve që shquhen për shije të veçantë dhe dekore mbresëlënëse, transmeton albinfo.ch.

Duke qenë se çdo vend ka specialitete të ushqimeve, ato të tijat dallohen fare lehtë, si nga ana e gatimit, ashtu edhe për nga prezantimi dhe garnitura e pjatave, e cila punohen me shumë delikatesë nga ai dhe stafi i tij.

Ai ishte për 10 vjet si kuzhinier në Itali, ku edhe ishte vlerësuar me çmime të ndryshme si kuzhinieri ndër më të mirët në botë.

Advertisement

Ai tani konsidorehet si sotire suksesi, i cili pas shumë vitesh kthehet në vendlindje për të bërë “bumin” me hapjen e Mrizit të Zanave që sot konsiderohet i pakonkurencë në Shqipëri, transmeton tutje albinfo.ch.

“I thjeshtë deri në madhështi”, një frazë që përfaqëson plotësisht identitetin e familjes Prenga dhe tempullit të saj gastro-kulturor, fermës së Mrizi i Zanave, shkruan media italiane, “Reporter Gourmet”.

Mrizi do të thotë “deri në mesditë”: bukuria e kësaj fjale baritore është edhe titulli i një prej veprave të njeriut që konsiderohet si shkrimtari më me ndikim shqiptar i shekullit të 20-të, Gjergj Fishta, i lindur një hedhje guri nga këtu, në Fishtë, ku e ka shkruar poemën Mrizi i Zanave.

Gazeta italiane ka shkruar për kuzhinierin Altin Prengën, i cili u bë i famshëm për të gjithë për mënyrën e veçantë të përgatitjes së ushqimit, si ëmbëlsirat, ashtu edhe gjellët dhe brumërat. Shumë italianë kanë shijuar pjatat e mrekullueshme të përgatitura nga ai, duke u ndarë të mahnitur me ushqimet e tij.

Advertisement

Për më shumë:

https://reportergourmet.com/it/news/6016-chi-e-altin-prenga-lo-chef-albanese-che-ha-reso-il-suo-agriturismo-unicona-nel-mondo?fbclid=IwAR0p7ACexmdegsXMIuD2ZO3e6UuXbaojP8vKaBpcJwqjui8vbFjGIEV7JeE

The post Mediat italiane shkruajnë për kuzhinierin shqiptar që e bëri agroturizmin e tij ikonë në botë appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit