minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Mediat ndërkombëtare shkruajnë për rikthimin e Sunny Hill në Prishtinë

0
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për rikthimin e Sunny Hill në Prishtinë

Qeveria e Kosovës dhe autoritetet e kryeqytetit i kanë bashkuar forcat të hënën për të sjellë në shtëpi festivalin ndërkombëtar muzikor të themeluar nga babai i Dua Lipës, i cili ishte zhvendosur pas një mosmarrëveshjeje me organizatorët– shkruan Associated Press.

Një javë më parë, Sunny Hill Festival njoftoi se po zhvendosej në Shqipërinë fqinje, pasi një mosmarrëveshje politike midis partisë në pushtet të Kosovës dhe partisë në pushtet në Prishtinë, i pengoi organizatorët të merrnin lejen për të mbajtur festivalin, i cili ka një kapacitet ditor prej 15.000 – thuhet tutje në artikull.

Dukagjin Lipa, babai dhe menaxheri i këngëtares, i cili ka lindur në Kosovë, tha se ai kishte marrë një vendim ‘të vështirë por të nevojshëm’ për të organizuar ngjarjen e 4-7 gushtit në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Advertisement

Organizatorët kanë kërkuar nga autoritetet kosovare për tre vjet që t’i lejojnë ata të menaxhojnë një sipërfaqe prej 17 hektarësh të parkut ku ata thonë se do të ndërtojnë infrastrukturën e duhur për festivalin vjetor dhe gjithashtu do ta lënë atë të përdoret lirisht për pjesën tjetër të vitit.

Një deklaratë e përbashkët nga Ministria e Kulturës dhe Komuna e Prishtinës të hënën tha se ata kanë rënë dakord që edicionin e këtij viti ta mbajnë në një lokacion në Prishtinë — “ku i takon” — dhe gjithashtu të vazhdojnë të diskutojnë për mbajtjen e festivalit në vendin e tij të zakonshëm duke filluar nga viti i ardhshëm – vazhdon artikulli i AP që është shpërndarë nga shumë media të tjera ndërkombëtare.

Një edicion special me një formacion ndryshe artistësh do të mbahet në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, nga data 26-28 gusht.

Organizatorët thanë se artistët e këtij viti do të përfshijnë Diplo, Skepta, DJ Regard, AJ Tracey, Mahmood dhe interpretues shqiptarë, gjithashtu do të përfshijnë “dy artistë të mëdhenj botërorë” që ende nuk janë zbuluar.

Advertisement

Festivali Sunny Hill bëri debutimin e tij në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, në vitin 2018 dhe u mbajt sërish në vitin 2019, duke tërhequr artistë ndërkombëtarë, përfshirë Dua Lipën. Festivali i ka sjellë Kosovës publicitet të paçmuar. Ngjarja u pezullua në 2020 dhe 2021 për shkak të pandemisë.

The post Mediat ndërkombëtare shkruajnë për rikthimin e Sunny Hill në Prishtinë appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit