minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Mediumi gjerman shpall këngën më të re të Ilira Gashit “Këngë të Ditës”

0
Mediumi gjerman shpall këngën më të re të Ilira Gashit “Këngë të Ditës”

Mediumi  gjerman “Sound & Books” që, siç e tregon emri, merret me këngën dhe librin, ka zgjedhur këngën “Flowers” të Ilira Gashit si “Këngë të ditës” për sot.

Kënga e re e kantautores nga Zvicra është publikuar për herë të parë më 17 dhjetor 2021 nga platforma “Universal Music”, transmeton albinfo.ch.

Këngëtarja me rrënjë kosovare-shqiptare deri më tani ka tërhequr vëmendjen me bashkëpunimet e zhanrit “Club-Pop Sounds” që janë të përshtatshme për vallëzim  dhe tani tani po na befason me një baladë të butë dhe “zemërthyese” për piano”, thuhet veç tjerash në njoftimin e nga “Sound & Books”.

Advertisement

“Këngët e mia janë dëgjuar nga njerëzit në gjithë globin, pa marrë parasysh se çfarë kulture, feje, gjinie apo çfarë gjuhe flasin. Muzika ime i lidh njerëzit. Më pëlqen të shoh përkrahësit e mi të lidhen përmes muzikës time, duke u bërë miq përmes faqeve të internetit dhe duke ndarë muzikën time”, ka thënë ajo në një rast.

Aktualisht Ilira jeton në Berlin të Gjermanisë dhe po vlerësohet si më e mira e pop-it, falë cilësisë dhe fuqisë së rrallë të zërit të saj, shkruan albinfo.ch. Ajo ka një sekret në teknikën e saj të paimitueshme vokale pasi zëri i saj ka një gamë që përfshin mbi 4 oktava, dhunti kjo që pak këngëtarë në botë e kanë. Madje, nga ky aspekt, ajo është krahasuar me yllin e madh botëror, Mariah Carey.

 

Advertisement

The post Mediumi gjerman shpall këngën më të re të Ilira Gashit “Këngë të Ditës” appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit