minibus hire Leeds cheap fuel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT history check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Melisa Ibrahimi, pianisja kosovare që mahniti Italinë - Struga Lajm | Struga Lajme
minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Melisa Ibrahimi, pianisja kosovare që mahniti Italinë

0
Melisa Ibrahimi, pianisja kosovare që mahniti Italinë

Pianistja 23-vjeçare nga Mitrovica, Melisa Ibrahimi, është shpallur laureate e çmimit prestigjioz të “Mimas Festival” në Itali, një nder që zakonisht u ndahet pianistëve me karrierë të gjatë ndërkombëtare, transmeton Albinfo.ch.

Në edicionin e sivjetmë të mbajtur në ishullin Procida, pranë brigjeve të Napolit, Ibrahimi u vlerësua për sukseset e saj të shumta në garat ndërkombëtare dhe për interpretimin brilant në piano. “Ky çmim zakonisht jepet më vonë në karrierë, por unë jam shumë e lumtur që e arrita në këtë moshë të re. Ai më hap mundësi të reja koncertale në Evropë”, është shprehur pianistja kosovare.

 

Advertisement

 

Gjatë ceremonisë speciale të organizuar për të, Melisa interpretoi vepra të kompozitorit rus Alexander Scriabin, duke marrë vlerësime pozitive nga profesionistë të muzikës klasike. Për të, ky çmim është një kurorë e të gjitha arritjeve të deritanishme: “Kam fituar shumë gara, por ky është më i veçanti, sepse i përmbledh të gjitha sukseset e mia dhe më vendos në listën e pianistëve të njohur në Evropë.”

“Mimas Festival”, i themeluar në vitin 2018, është një ngjarje e rëndësishme që bashkon muzikantë nga e gjithë bota dhe lidhet ngushtë me kauza sociale dhe humanitare. Fitorja e Melisa Ibrahimit në këtë festival e ngre emrin e saj në toplistën e pianistëve të rinj më premtues në Evropë. /Albinfo.ch

Advertisement

The post Melisa Ibrahimi, pianisja kosovare që mahniti Italinë appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit