
Pianistja e re nga Mitrovica, Melisa Ibrahimi, ka shënuar një sukses të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare të muzikës klasike, duke u shpallur “Ambasadore Artistike e Kosovës në Spanjë”, transmeton albinfo.ch.

Ajo është nderuar gjithashtu me çmimin prestigjioz “Award of Supreme Excellence” nga organizata World Piano Association Spain, një vlerësim që dëshmon talentin dhe përkushtimin e saj në muzikën klasike.
Ky sukses konsiderohet një arritje e rëndësishme jo vetëm për karrierën e saj personale, por edhe për promovimin e kulturës dhe talentit kosovar në skenën globale.
Përmes punës së saj artistike dhe pasionit ndaj muzikës, Melisa Ibrahimi po kontribuon në forcimin e lidhjeve kulturore mes Kosovës dhe Spanjës, duke përfaqësuar vendin me dinjitet në arenën ndërkombëtare./Albinfo.ch
The post Melisa Ibrahimi shpallet Ambasadore Artistike e Kosovës në Spanjë appeared first on Albinfo.