minibus hire Leeds cheap fuel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT history check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Motrat pianiste Elizabeta dhe Artemida Qarri performojnë në një recital prestigjioz në Romë - Struga Lajm | Struga Lajme
minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Motrat pianiste Elizabeta dhe Artemida Qarri performojnë në një recital prestigjioz në Romë

0
Motrat pianiste Elizabeta dhe Artemida Qarri performojnë në një recital prestigjioz në Romë

Motrat pianiste Elizabeta dhe Artemida Qarri kanë mbajtur një recital pianistik për katër duar në Teatro di Marcello në Romë, në kuadër të festivalit muzikor “Concerti del Tempietto”, duke interpretuar vepra të kompozitorëve botërorë dhe shqiptarë, transmeton albinfo.ch.

 

Advertisement

 

Koncerti u zhvillua më 29 korrik 2026, ndërsa pianistet shqiptare sollën para publikut italian një program të pasur me vepra të kompozitorëve si Vasil Stole, Claude Debussy, Pyotr Tchaikovsky, Johannes Brahms, Friedrich Kuhlau, Rexho Mulliqi dhe Astor Piazzolla.

Elizabeta Qarri e cilësoi këtë mbrëmje si një përvojë të veçantë dhe emocionuese, ndonëse sfiduese për shkak të temperaturave që në ato ditë në Romë kaluan 40 gradë Celsius.

 

Advertisement

 

“Një mbrëmje e bukur dhe kënaqësi e veçantë të interpretojmë në Romë. Kujtime të bukura që do t’i ruajmë gjatë në kujtesë. Roma është ndryshe!”, ka shkruar ajo pas koncertit.

Pianistet shprehën gjithashtu mirënjohje për Ambasadën e Republikës së Kosovës në Romë, e cila mbështeti realizimin e këtij aktiviteti kulturor.

Advertisement

Paraqitja e Elizabetës dhe Artemida Qarrit në një nga festivalet e njohura muzikore të kryeqytetit italian përbën një tjetër sukses për artistët shqiptarë në skenën ndërkombëtare./Albinfo.ch 

The post Motrat pianiste Elizabeta dhe Artemida Qarri performojnë në një recital prestigjioz në Romë appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit