
Pas një sëmundjeje të rëndë dhe të gjatë, ka mbyllur sytë përgjithmonë sot, në Hamburg, artisti nga Kosova, Mentor A. Ejupi, i njohur me emrin artistik Toro.
Këtë njoftim e dhanë familjarët e tij, përmes rrjeteve sociale
Mentori, prej rreth 30 vitesh jetonte në Hamburg, Gjermani, ku kishte bërë emër si piktor dhe artist i shumanshëm. Në këtë qytet të madh të artit ai kishte hapur dhe mbante një galeri të arteve pamore, në të cilën ekspozonte punimet e veta dhe të të tjerëve.
Në galerinë e tij dhe në hapësira tjera të artit në Hamburg ai u kishte dhënë mundësinë e ekspozimit edhe artistëve të tjerë nga Kosova e Shqipëria.
Janë të njohura aksionet e tij artistike si Protesta artistike kundüer regjimit të vizave për Kosovën, ekspozita me punime të pop artit kushtuar Nënë Terezës etj.
Toro ishte i njohur dhe i pranishëm në media edhe si krijues i karikaturës.
The post Ndahet nga jeta artisti Mentor Ejupi, Toro appeared first on Albinfo.