Në Horn të Austrisë, festohet përvjetori i marrëdhënieve shqiptaro – austriake

Me rastin e 100 vjetorit të njohjes së Qeverisë Shqiptare të dalë nga Kongresi i Lushnjës (vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Austrisë dhe Shqipërisë më 18 shkurt 1922) Ambasada Shqiptare në Vjenë në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Bashkisë së qytetit Horn në Austri, si dhe me mbështetjen e iniciatorëve për organizimin e qytetarëve austriakë me origjinë shqiptare, të angazhuar politikisht në Austri, organizuan një pasdite kulturore në Muzeun e qytetit Horn.

“Ishin të ftuar dhe morën pjesë bashkatdhetarë shqiptarë të organizuar në shoqata patriotike kulturore, si dhe miq e dashamirës austriakë. Nderuan me pjesëmarrjen e tyre përfaqësues të autoriteteve të Land-it nga Austria e Poshtme, Landesrat Franz Linsbauer, të Bashkisë së qytetit Horn, kryetari i Bashkisë Mag. Gerhard Lentschig, nënkryetari i Bashkisë, Dr. Heinrich Nagl, anëtarët e Këshillit, z. Martin Seidl dhe z. DI Reinhard Litschauer. Instrumentistë tradicionalë dhe studentët e shkollës së muzikës luajtën muzikë tradicionale austriake”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Ambasada e Shqipërisë në Vjenë, raporton albinfo.at.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pjesëmarrësit e shumtë në këtë aktivitet ndoqën me interes pjesët e luajtura në violonçel nga Marigona Komani, korin e mrekullueshëm të grave, vallen e fëmijëve dhe u admiruan me punimet e pikturës nga piktori, Haxhi Fejzullahu.

Atmosferën festive e shtoi edhe më shumë çelja e ekspozitës me kostumet kombëtare nga të gjitha trevat shqiptare. Shiriti i inaugurimit të ekspozitës, kontribut i organizatës “Tradita veshje shqiptare” drejtuar nga Zj. Edlira Sulaj, u pre nga Ambasadori Roland Bimo dhe autoritetet e Land-it të Austrisë së Poshtme dhe të qytetit Horn.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në fjalën e tij, ambasadori shqiptar, Rolando Bimo foli për marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale e historike midis të dy vendeve e popujve që shkojnë thellë në histori, qysh nga koha e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skenderbeu.

“Këto lidhje janë zhvilluar e fuqizuar me mbështetjen e fuqishme të monarkisë Austro-Hungareze për pavarësinë e sovranitetin e Shqipërisë, si dhe mbështetjen që i jep vendit tonë sot Austria në rrugëtimin drejt integrimit Evropian”, ka thënë ambasadori Bimo, përcjell albinfo.at

Nga ana tjetër, shqiptarët janë pjesë e realitetit austriak, të jetës artistike, shkencore, ekonomike e kohët e fundit edhe me angazhime politike. Figura të shquara, si aktori me famë botërore Aleksandër Mosiu, inxhinieri Karl Gega kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në shoqërinë austriake. Të shumtë janë bashkëpatriotët tanë që kontribuojnë talentin e tyre në ekonominë austriake. Vitet e fundit përfaqësues të komuniteteve shqiptare po aktivizohen ndjeshëm edhe në çështje të interesave të komunitetit ku jetojnë e punojnë, përmes përfshirjes në politikat lokale, siç është shembulli i z. Shefqet Bala. Z. Bala, tashmë anëtar i Këshillit të Qytetit prej disa vitesh, ishte edhe ideuesi dhe organizatori kryesor i eventit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për lidhjet e ngushta tradicionale midis shqiptarëve dhe austriakëve foli, inxhinieri Fatmir Osmani, ndër aktivistët e shquar të diasporës shqiptare në Austri.

Ambasada shqiptare në Vjenë i shpreh mirënjohjen e thellë autoriteteve të qytetit Horn dhe mikut të çmuar Z. Wolfgang Welser, për organizimin e shkëlqyer dhe drejtimin profesional të aktivitetit.

Ambasadori Roland Bimo falënderoi të gjithë ata që punuan me përkushtim e veçanërisht sponsorin kryesor të Ambasadës shqiptare “Balfin Holding” dhe z. Albi Caslli drejtues i projektit “Vienna Resident Progame”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mirënjohje “Sharri Markt” për prezantimin e kulinarisë shqiptare, si dhe z. Aki Nuredini, restorant “Sole” për mbështetjen e rëndësishme.

Këtë ceremoni e nderuan me pjesëmarrjen e tyre zoti Lulzim Pllana, Ambasador i Republikës së Kosovës në Austri, si dhe z. Markus Posset, Konsull Nderi i Shqipërisë për Austrinë e Poshtme, të cilët mbajtën fjalë përshëndetje për të pranishmit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Në Horn të Austrisë, festohet përvjetori i marrëdhënieve shqiptaro – austriake appeared first on Albinfo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";