minibus hire Leeds cheap fuel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT history check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Në Shtutgart u mbajt seminar për mësimdhënësit e gjuhës shqipe - Struga Lajm | Struga Lajme
minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Në Shtutgart u mbajt seminar për mësimdhënësit e gjuhës shqipe

0
Në Shtutgart u mbajt seminar për mësimdhënësit e gjuhës shqipe

Në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Shtutgart, më 14 dhe 15 nëntor 2026, u mbajt një seminar profesional për mësimdhënësit e gjuhës shqipe në Baden-Württemberg, përcjell albinfo.ch.

Seminari kishte temën “Mësimdhënia e gjuhës shqipe në klasat heterogjene: Kurrikula, metodologjia dhe shkëmbimi i përvojave” dhe u udhëhoq nga trajnerët nga Kosova, Shemsedin Beqiri dhe Lavdim Klinaku.

Sipas njoftimit të Konsullatës, gjatë dy ditëve u trajtuan çështje që lidhen me kurrikulën, planifikimin dhe metodologjitë e mësimdhënies. Vëmendje e veçantë iu kushtua punës me nxënës të grupmoshave dhe niveleve të ndryshme të njohjes së gjuhës shqipe.

Advertisement

Përmes punës praktike dhe diskutimeve, mësimdhënësit shkëmbyen përvojat e tyre dhe shqyrtuan mundësi konkrete për përmirësimin e procesit mësimor. Në fokus ishte edhe roli i shkollës shqipe në ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kombëtar te brezat e rinj në diasporë.

Konsullata bëri të ditur se ky ishte seminari i parë i këtij formati i organizuar prej saj në Shtutgart, me synim mbështetjen profesionale të mësimdhënësve dhe zhvillimin e mëtejshëm të mësimit plotësues të gjuhës shqipe.

Aktiviteti u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Departamentit për Diasporë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Në njoftim, Konsullata falënderoi mësimdhënësit për pjesëmarrjen dhe përkushtimin në përcjelljen e gjuhës shqipe te fëmijët që jetojnë dhe rriten jashtë atdheut./Albinfo.ch

Advertisement

 

The post Në Shtutgart u mbajt seminar për mësimdhënësit e gjuhës shqipe appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit