110-vjetori i pavarësisë së Shqipërisë u shënua edhe në Winterthur të Zvicrës, ku në fakt, u manifestua Dita e Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, bashkë me përvjetorin e themelimit të kësaj qendre kulturore.

Sikurse në pjesët e tjera ku jetojnë shqiptarët, edhe ata të Zvicrës e pritën këtë festë me emocione atdhedashurie.

SHKA „Dardania“, si nikoqire dhe organizatore e kësaj feste, duke shënuar 28-vjetorin e saj të themelimit festoi me qindra pjesëmarrës të ftuar që kishin ardhur nga vende të ndryshme të Zvicrës, transmeton albinfo.ch.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Bashkatdhetarët asnjëherë nuk janë ndarë të zhgënjyer nga reportuari dhe programi artistik, si dhe nga dekorimet e sallës dhe skenës në raste të tilla, e cila po e ruan me fanatizëm artin dhe kulturën shqipe ndër dekada në Zvicër. Këtë manifestim e madhështuan edhe dy projekte të financuara edhe nga Ministria e Jashme dhe e Diasporës së Republikës së Kosovës, njëra ekspozitë fotografish nga Arian Mavriqi dhe tjetra, një film i shkurtër, i sjellë nga Lavdim Klaiqi”, thuhet në njoftim.

 

I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe Sami Kastrati, konsull i përgjithëshëm i Republikës së Kosovës në Cyrih, derisa pjesëmarrësit i përshëndeti pëmes një letre Ambasadorit i Shqipërisë, Ilir Gjonit, dhe ushtruesja e Ambasadës së Republikës së Maqedonisë Veriore, Melehat Muftarovska.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërsa në një fjalë rasti, kryetari i qendrës kulturore, Shefqet Cakolli, u shprehu falënderime të gjithë atyre që po kontribojnë në realizimin e manifestimeve të tilla qoftë në mënyrë artistike apo forma të tjera. Ai foli edhe për rëndësinë e festës së flamurit, duke shpresuar që kjo festë edhe në të ardhmen të shërbejë si frymëzim dhe reflektim në bashkimin intelektual e shpirtëror, si dhe të forcojë ndjenjat e atdhetarizmit drejt kurorëzimit të ëndrrës së kamotshme për bashkimin e trojeve shqiptare.

The post Në Winterthur u shënua 110-vjetori i pavarësisë së Shqipërisë appeared first on Albinfo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";