minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Pritje festive për nder të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë në Cyrih

0
Pritje festive për nder të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë në Cyrih

Në 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Ambasadori i Shqipërisë në Zvicër dhe Principatën e Lihtenshteinit, z. Ilir Gjoni, organizoi pritjen festive me pjesëmarrjen e autoriteteve qendrore e vendore zvicerane. Për nder të Ditës së Flamurit të pranishëm ishin përfaqësues të trupit diplomatik, përfaqësues të komunitetit shqiptar në Zvicër, intelektualë dhe figura publike nga fusha të ndryshme.

Në këtë mbrëmje festive të organizuar nga Ambasada Republikës së Shqipërisë në Zvicër, të pranishme ishin edhe dy Ambasadorët shqiptarë, ai i i Republikës së Kosovës, Z.Sami Ukelli dhe Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut Z.Kenan Ramadani si dhe Sokrat Sinaj, Anëtar i Këshillit Koordinues të Diaspora shqiptare. Po ashtu për ta nderuar shënimin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, prezent ishte edhe udhëheqësi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës, Sami Kastrati si dhe konsullja e Kosovës në Cyrih, Shukrije Ramadani.

Advertisement

Për mysafiret, një interpretim të shkëlqyer me violinë ka patuar Drenusha Lota, të veprës së madhe muzikore “Baresha” . 

Fjale rasti ka mbajtur konsullja e nderit për Kantonin e Cyrihut dhe St. Gallen znj. Anita Winther. Ambasadori i Shqipërisë Z. Ilir Gjoni në fjalën e tij ka falënderuar znj. Anita Winther, për mundësin e festimi të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë në një nga hotel më të njohur dhe mu në zemër të Cyrihut, përcjellë albinfo.ch.

Advertisement

Ambasador Gjoni duke falënderuar bashkëkombësit për kontributin që siç ka thënë ai përmes punës, mundit, vlerave tuaja përcillni në shoqërinë e këtushme, ato vlera të spikatura të shqiptarëve për të cilat ne ndihemi krenarë. “Sot s’katë majtë e të djathtë, s’ka toskë e gegë, s’ka të vegjël e të rritur, s’ka këndej e andej kufirit… Ka vetëm shqiptarë me një datë si shenjë të qartë identifikuese: 28 Nëntori”, ka thënë Z.Gjoni, përcjell albinfo.ch.

Tutje Z.Gjoni ka folur edhe për vlerat tona kombëtare që sot diaspora shqiptare përfaqëson, “Sot shqiptaret në Zvicer jetojnë si qytetarë të ndershëm, punëtorë dhe të vendosur duke reflektuar kështu vlerat tona kombëtare e morale të besës, nderit, burrërisë, mikpritjes e të tjera për të cila na krenohemi”, shkruan albinfo.ch.

Advertisement

Ai po ashtu ka folur për vlerat e përbashkëta dhe lidhjen e fortë mes Shqipërisë dhe Zvicrës. “Shqipëria dhe Zvicra qëndrojnë sot si dy vende me vlera të përbashkëta dhe lidhje të forta mes njerëzve tanë. Gjatë dekadave, ne kemi arritur të njohim njëri-tjetrin dhe të ndërtojmë marrëdhënie e thellë e të qëndrueshme që për bazë kanë besimin, besimin dhe solidaritetin që ekziston vetëm ndërmjet miqve të afërt”, shkruan albinfo.ch.

Krejt në fund të fjalimit të tij Ambasadori Ilir Gjoni, është ndalur pak tek arritjet e vitit 2022 për diplomacinë shqiptare. Ai vitin 2022 e ka vlerësuar  një vit historik për shtetin dhe diplomacinë shqiptare. “Ja vlen të evidentohet se viti 2022 ishte një vit historik për shtetin shqiptar, për diplomacinë shqiptare. Gjatë këtij viti Shqipëria u pranua si vend kandidat në BE, dhe është një ndër vendet anëtare të përkohshme të KS të OKB, ngjarje e cila pason kryesinë e radhës së OSBE”, ka përfunduar ai.

Advertisement

©Albinfo.ch/Armend Berisha

The post Pritje festive për nder të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë në Cyrih appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit