minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Nën tingujt e muzikës popullore, Rita Ora kërcen valle

0
Nën tingujt e muzikës popullore, Rita Ora kërcen valle

Rita Ora është një nga artistet që asnjëherë nuk e ka mohuar prejardhjen e saj shqiptare, madje këtë e tregon me shumë krenari sa herë që i vjen mundësia, transmeton albinfo.ch.

Ajo së fundmi postoi një video në llogarinë e saj zyrtare në TikTok, teksa shihet duke vallëzuar vallen popullore shqiptare.

Me një shami në dorë, e veshur me një palë xhinse dhe bluzë të shkurtër me ngjyrë të bardhë, Rita dukej mahnitëse teksa vallëzonte me një nga muzikat që është bërë virale në këtë rrjet social, duke u kthyer në një sfidë.

Advertisement

“Duhet ta bëja. Të preferuarat e mia që i ndjek në TikTok “miantwins” më inspiruan, shqiptar gjithandej”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e videos.

Video brenda një kohe të shkurtër ka kaluar në mbi 300 mijë pëlqime dhe mijëra komente.

Ndryshe, Rita së fundmi ka marrë pjesë në emisionin e famshëm amerikan të Jimmy Fallon, së bashku me partnerin e saj, Taika Waititi.

Ndërkohë, ylli i muzikës aktualisht po shijon suksesin e këngës “Follow Me” që e solli në bashkëpunim me DJ Sam Feldt.

Advertisement
@ritaora I had to…my faves I follow @miantwins inspired me 🇦🇱 all the way baby! #fyp #foryoupage ♬ original sound – Sxsryion21 ❧

The post Nën tingujt e muzikës popullore, Rita Ora kërcen valle appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit