
Këngëtarja shqiptare Rina Januzi ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, të titulluar “End Of Party”, duke sjellë një tjetër krijim në gjuhën angleze për publikun, transmeton albinfo.ch.
Kënga është realizuar me muzikë dhe orkestrimin e producentit Florent Boshnjaku, ndërsa tekstin e ka shkruar LUI$A. Projekti është i zhanrit pop dhe është shoqëruar me videoklip, të realizuar nga Pinkmoon Creative, me regji të Berat Hasanit.
Rina Januzi, artiste shqiptare nga Kosova që jeton dhe vepron në Finlandë, është duke ndërtuar një rrugëtim muzikor edhe në skenën ndërkombëtare. Përveç interpretimit vokal, ajo njihet edhe për shoqërimin e performancave të saj me piano.
Në rrugëtimin e saj artistik, Januzi ka marrë pjesë edhe në spektaklin muzikor “The Voice of Finland”, ndërsa gjatë vitit 2026 ka shënuar një tjetër arritje me përzgjedhjen në mesin e 30 artistëve për festivalin Louhela Jam në Finlandë.
Me publikimin e “End Of Party”, këngëtarja sjell projektin e saj të ri muzikor, përmes të cilit vazhdon aktivitetin artistik dhe prezantimin e krijimtarisë së saj përtej komunitetit shqiptar./Albinfo.ch.
The post Nga Finlanda, Rina Januzi publikon këngën e re “End Of Party” appeared first on Albinfo.