Nga Opera e Vjenës në Prizren – Eno Peçi performon nesër në hapjen e festivalit “Prizrenfest”

Koreografi i njohur shqiptar i Operës Shtetërore të Vjenës, Eno Peçi, është i ftuar special për të performuar në edicionin e katërt të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në ambient të hapur “Prizrenfest”, i cili do të mbahet nga data 21 korrik deri më 28 korrik në Prizren, shkruan albinfo.at

“Prizren Fest” hapet me datën 21 korrik 2025 në ora 21:00 me performancën e baletit “Muzg” – Produksion i  Eno Peçi & Trupa e Baletit të Teatrit Kombëtar -Tirana/Shqipëria. Ndërkohë përmbyllet me shfaqjen “Monologët e Gazës” nën regjinë e artistes palestineze Iman Aoun më 28 korrik nga ora 21:00 në Teatrin mbi Lumë.

“Prizren Fest” vjen me edicionin e katërt këtë vit, ku përfshihen aktivitete të veçanta për të gjitha grup moshat dhe ka disa risi në programin e fëmijëve. Nga data 21 deri me 28 korrik qyteti i Prizrenit pritet të gjallërohet me artistë nga e gjithë bota.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Edhe këtë vit, festivali sjell një program të pasur me:

– Shfaqje teatrale nga Italia, Franca, Palestina, Anglia, Maqedonia e Veriut, Greqia, Bullgaria, Turqia, Shqipëria dhe Kosova.

The post Nga Opera e Vjenës në Prizren – Eno Peçi performon nesër në hapjen e festivalit “Prizrenfest” appeared first on Albinfo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";