minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Nga Zvicra, në Danimarkë: Këngëtarja shqiptare, emër i njohur i pop-it danez

0
Nga Zvicra, në Danimarkë: Këngëtarja shqiptare, emër i njohur i pop-it danez

Një numër i konsiderueshëm i mërgimtarëve të rinj në botë po depërtojnë në shumë fusha të ndryshme, duke korrur suksese.

Ndër shumë vajza dhe gra shqiptare që po tregohen të suksesshme në fusha të ndryshme në botë, është sigurisht edhe Anella Zarina, këngëtare në Danimarkë, me krijimtari të pasur, shkruan albinfo.ch.

Anella ka lindur në Zvicër dhe që në moshë të vogël u transferua me familjen në Danimarkë. Këngët e saj janë mes 100 këngëve të momentit në Danimarkë. Rreth një muaj më parë, artistja u vlerësua si zëri më i mirë danez.

Advertisement

Ajo po krijon një karrierë interesante, artistike në zhanrin e pop/elektro-suing.

Duhet theksuar se Anella është me origjinë nga Kosova, por falë talentit, duket se do të pushtojë tregun ndërkombëtar.

Duke qenë se këngët e saj tashmë janë mes 100 këngëve të momentit në Danimarkë dhe si zëri më i mirë i zgjedhur danez, i dha shumë popullaritet.

Po ashtu Anella është shprehur se në Shqipëri dhe Kosovë nuk ka performuar ende, por premton se së shpejti do ta bëjë. /Albinfo.ch.

Advertisement

 

The post Nga Zvicra, në Danimarkë: Këngëtarja shqiptare, emër i njohur i pop-it danez appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit