
Është Lorent Berisha, 19-vjeçari shqiptari nga Zvicra që po bën shumë “zhurmë” në Gjermani. Madje, ajo po komentohet për ngjyrat e tij të zërit kumbues, duke pushtuar skenën me paraqitjen e tij skenike, shkruan albinfo.ch.
Ishte juria ata që u habitën me performancën e tij, juri kjo e përbërë nga ekspert dhe emra të njohur të skenës muzikore botërore, të cilët u mhanitën dhe dhënë sinjal pëlqimi.
Ai doli të hyjë në top dhjetëshen e garës në këndim “Deutschland sucht den Superstar” (Gjermania kërkon super-star ose DSDS).
Lorenti shpreson të jetë edhe fitues i spektaklit.
“Fakti që hyra në top dhjetëshen më bën jashtëzakonisht krenar. Muzika është pasioni im i madh, të cilin askush nuk mund ta marrë nga unë”, tha ai.
Vlen të theksohet se ai interpretoi këngën „Now or Never“ nga Mark Medlock dhe u mirëprit nga juria e DSDS, duke e vlerësuar zërin e tij dhe profesionalitetin që ai ka në këndim.
Kujtojmë se Lorent Berisha është me origjinë shqiptare, i lindur në Lucern të Zvicrës. Ai ndodhet momentalisht në Këln dhe është duke u përgatitur për paraqitjen e tij të madhe live për finale. “Unë jam një perfeksionist, prandaj do të përdor çdo sekondë për të optimizuar performancën time”, tha ai.
The post Një emër shqiptar nga Zvicra po shkëlqen në fushën e këndimit në Gjermani appeared first on Albinfo.