minibus hire Leeds cheap fuel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT history check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
“Një fije shprese…”, një roman mbi dhimbjen dhe shpresën - Struga Lajm | Struga Lajme
minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

“Një fije shprese…”, një roman mbi dhimbjen dhe shpresën

0
“Një fije shprese…”, një roman mbi dhimbjen dhe shpresën

Romani i Ag Apollonit “Një fije shprese, një fije shkrepëse” ka bërë edhe një stacion në rrugën e suksesshme të promovimit të tij, jashtë vendit. Mbrëmë, më 25 tetor, përkthimi në gjermanisht i këtij romani “Ein Funke Hoffnung, ein zündende Funke” ka pasur promovimin e tij në Cyrih.

Romani është përkthyer nga Zuzana Finger, përkthyese e njohur nga shqipja në gjermanishte.

Advertisement

Shtëpia botuese Xanthippe e Cyrihut, është kujdesur që të bëjë këtë prezantim, me praninë e autorit, në një ambient të vogël dhe të ngrohtë të kësaj shtëpie, që ndodhet në pjesën historike të qytetit të Cyrihut, shkruan albinfo.ch.

Botuesja, Yvonne-Denise Köchli ka hapur këtë mbrëmje duke prezantuar fillimisht me pak fjalë subjektin e librit. Pastaj, drejtimin  e ka marrë Prof. Dr. Naim Kryeziu, profesor në drejtimin e gjuhës gjermane në Universitetin e Prishtinës, njëherësh përkthyes i njohur nga gjermanishtja në shqipe dhe anasjelltas.

Ai ka folur për jetëshkrimin e autorit Apolloni dhe më tutje është ndalur në romanin i cili po promovohej.

Advertisement

Romani “Një fije shprese, një fije shkrepëse” ndjek në mënyrë paralele fatin e dy grave shqiptare nga Kosova që kanë pasur fatin e rëndë të jenë nëna të fëmijëve të zhdukur në luftë. Fjala është për nënën Pashke Markaj-Krasniqi dhe nënën Ferdonije Qerkezi, ka thënë dr. Kryeziu. Të parës i janë vrarë dy nga djemtë nga soldateska serbe. Pasi u janë gjetur kufomat, katër vite pas luftës, nga dhimbja e madhe Nëna Pashke i ka vënë zjarrin vetes dhe ka ndërruar jetë, jo larg shtëpisë, në Korenicë të Gjakovës.

Po ashtu nga Gjakova është dhe nënë Ferdonija, e cila është ende në pritje të katër djemve dhe bashkëshortit, të grabitur në shtëpinë e tyre nga forcat serbe, në vitin 1999.

Folësi më tej ka theksuar se fati i dy grave në fjalë shpërfaqet edhe në titullin e romanit “Një fije shprese, një fije shkrepëse”, bazuar në shpjegimin e bërë më lart.

Advertisement

Ngjarjet e dhimbshme, të vërteta dhe shumë të njohura për publikun në Kosovë, i kanë shërbyer autorit Ag Apolloni për të ndërtuar një roman me bazë faktografike, ose “roman dokumentar” siç e ka quajtur ai vet, ka thënë veç tjerash Dr. Naim Kryeziu.

Një fragment nga libri, në gjuhën gjermane, e ka lexuar shkrimtarja zvicerane Christine Fivian për t`i lënë radhën bashkëbisedimit me autorin Ag Apolloni dhe leximit nga ana e tij, të fragmenteve të librit, në gjuhën shqipe.

Pjesa tjetër e mbrëmjes ka vazhduar me pyetjet që të pranishmit i kanë drejtuar autorit të romanit, Ag Apolloni, në lidhje me librin, shkruan albinfo.ch.

Ai është pyetur rreth ndikimit të letërsisë greke (antike) në këtë libër, pastaj për katarzën (catharsis) që karakterizon veprat letrare që përpunojnë subjekte tragjedish të rënda sikur ky i librit “Një fije shprese, një fije shkrepëse”. Pyetje tjera, nga lexues zviceranë dhe shqiptarë, i janë drejtuar autorit mbi vërtetësinë e ngjarjeve që përshkruhen në roman, qasjen e tij ndaj “dokumentaritetit të letrarizuar” etj.

Advertisement

Në përgjigjet e tij, autori i është referuar emërtimit “roman dokumentar” të veprës së tij, që është në vetvete përgjigja për shumë nga pyetjet që i shtroheshin.

Apolloni i është përgjigjur edhe pyetjes nëse ai si dy “protagoniste” të romanit  ka zgjedhur qëllimisht dy shqiptare të dy besimeve të ndryshme: njëra katolike dhe tjetra myslimane. Ai ka thënë se sikur asgjë tjetër në këtë roman as kjo nuk është rastësi. Dhuna deri në përmasat e gjenocidit mbi shqiptarët e Kosovës në luftën e fundit nuk është drejtuar vetëm mbi njërin konfesion. Ajo ka pasur për qëllim dëbimin ose zhdukjen e të gjithë shqiptarëve pa dallim besimi, prandaj dhe qëndron konstatimi se kam bërë qëllimisht këtë zgjedhje.

Advertisement

Më tutje ai ka thënë se si autor në këtë roman nuk pledon për urrejtje ndaj serbëve por për dënim të veprimeve gjenocidale të Millosheviqit dhe të pasuesve të politikës së tij, në Ballkan e gjetiu.

Një moment prekës ka qenë prezantimi në këtë mbrëmje i njërit nga djemtë e Nënës Pashke i cili jeton në Zvicër dhe ishte kursyer nga lufta, dhe dy mbesave të saj. Dy të fundit kanë falënderuar autorin Ag Apolloni për librin që i ka kushtuar familjares së tyre, duke përjetësuar kështu kujtimin për nënën Pashke.

The post “Një fije shprese…”, një roman mbi dhimbjen dhe shpresën appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit