minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Numri më i ri albinfo.ch i kushtohet 17 Shkurtit dhe liberalizimit të vizave

0
Numri më i ri albinfo.ch i kushtohet 17 Shkurtit dhe liberalizimit të vizave

Sot, në ditën e pavarësisë së Kosovës, më 17 Shkurt del nga shtypi numri më i ri i revistës Albinfo.ch, i pari për vitin 2024.

Ky numër, duke përkuar me ditën e shënuar, krahas veshjes festive në pjesën më të madhe të tij i kushtohet një teme: liberalizimit të vizave për Kosovën. Fokusimi mbi këtë temë vjen në mënyrë të natyrshme, si pasqyrim medial i një akti të pritur shumë gjatë nga qytetarët e Kosovës: vendimit të përmendur të BE-së. Një vendimi pra që më në fund kosovarët të lirohen nga një atavizëm dhe absurditet dhe, mbi të gjitha, një padrejtësi të cilës i ishte nënshtruar, pamundësia për të lëvizur të lirë, si të gjithë evropianët.

Advertisement

Kësaj teme, redaksia e Albinfo.ch i ka kushtuar editorialin, artikuj informativë mbi kronologjinë e procesit të liberalizimit të vizave dhe anketimin e një numri të madh personalitetesh nga diaspora shqiptare, po në lidhje me liberalizimin.

Veprimtarë shoqërorë, politik, artistë, krijues të fushave të ndryshme, sportistë etj., shpalosin qëndrimet e tyre në lidhje me liberalizimin, që së bashku lidhen në një pikë: kritikën drejtuar instancave vendimmarrëse për vonesën e pashembullt dhe, në urimin që liberalizimi, megjithatë ndodhi.

Ky numër i revistës përmban edhe tema të tjera si dhe portrete personalitetesh nga kultura, artet, sporti, biznesi, etj., duke pasqyruar kështu larushinë e realitetit të diasporës shqiptare, në Zvicër e më gjerë.

Advertisement

Në ballinën e revistës është vendosur portreti i xhudistes së famshme, Majlinda Kelmendit. Sportistja shqiptare nga Kosova, me sukseset e saj sportive prej kohësh është shndërruar në një ambasadore të denjë të shtetit më të ri në Evropë dhe paraqet tashmë një simbol për vitalitetin de pathyeshmërinë e shtetit që përfaqëson, Kosovës.

Redaksia e platformës informative Albinfo.ch uron të gjithë lexuesit e saj: Gëzuar, 17 Shkurtin Ditën e Pavarësisë së Kosovës!

The post Numri më i ri albinfo.ch i kushtohet 17 Shkurtit dhe liberalizimit të vizave appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit