Klasiku më i mirë komik që ka lidhje me festat e fundvitit nuk ka se si të mos jetë në këtë listë. Kevin, idhulli i të gjithë fëmijëve për gjenerata të tëra, do të ju ofroj gjithçka që dëshironi për këto festa. Edhe pse me shumë mundësi e keni parë këtë film, po ta rishikoni përsëri nuk do tu bëjë keq aspak. Filmi, i cili vazhdon të ketë akoma shikueshmëri në çdo sezon festiv, u bë 30 vjeç muajin e kaluar dhe shtëpia ku u xhirua po vazhdon të jetë ende, transmeton albinfo.ch.

Tashmë pallati gjeorgjian me shumë milionë dollarë duket më pak festiv, sesa që ishte në kohën kur u xhirua filmi vite më parë. Sigurisht, McCallisters super të pasur nuk jetojnë në të vërtetë atje ose ndoshta ata janë ende në Paris.

Duket se pronarët e vërtetë të shtëpisë preferojnë qartë një pamje më moderne, duke përzgjedhur skemën festive të ngjyrave dhe duke i dhënë asaj një ndryshim të ndritshëm.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shumë nga dhomat do të jenë akoma të njohura menjëherë për fansat, pasi vendet ku Kevin, i luajtur nga Macaulay Culkin – i cili tani është 40 vjeç, u “shkatërrua” nga hajdutët Harry dhe Marv. Më poshtë mund të shihni përmes fotografive se si ka ndryshuar shtëpia e famshme e “Home Alone” prej kohës kur u xhirua filmi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Pas 30 vitesh, kështu duket sot shtëpia e famshme “Home Alone” appeared first on Albinfo.