minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Përfundoi festivali i filmit “Tri net Film Fest”

0
Përfundoi festivali i filmit “Tri net Film Fest”

Festivali “Tri net Film Fest” u zhvillua në Kino Pathé në Spreitenbach, nën organizimin e Studios “Aktrimi”, producentit Enis Shaqiri dhe regjisorit Ben Apolloni, ndërkaq albinfo.ch ishte sponsor medial i këtij festivali.

Në tri net të këtij festivali u shfaqën gjithsej 11 filma të shkurtër të autorëve shqiptarë dhe zviceranë.

Advertisement

Festivali zgjoi një interesim të madh tek artdashësit, sidomos në mbrëmjen e fundit.

Në mbrëmjen e fundit të festivalit, u shfaqën katër filma të metrazhit të shkurtër: NJË FËMIJË, nga Bekim Guri; CADILLAC DHE MANAFERRA, nga Suela Bako; SKENDERI, nga Sabri Pajaziti dhe NINULLË, nga Adrian Asllani.

Advertisement

Të gjithë filmat u ndoqën me interesim nga publiku dhe në fund, sikurse dhe në mbrëmjet tjera, përveç certifikatave të pjesëmarrjes për autorët e filmave, u bë edhe një prezantim e bashkëbisedim me ta nga moderatorët Xheneta Zuzaku dhe Ramadan Morina.

Kështu, Bekim Guri, Sabri Pajaziti dhe Adrian Asllani (Suela Bako nuk ishte e pranishme), patën një bashkëbisedim me publikun ku ata shpalosën edhe një njëherë motivet për të xhiruar filmat e tyre, rrugëtimin e filmit etj. Këtij bashkëbisedimi iu bashkëngjit edhe aktori Avni Dalipi i cili ka luajtur rolin kryesor në filmin Ninullë të Adrian Asllanit, film ky i cili së fundmi ka fituar tre çmime në festivalin e filmit “Zuger Filmtage” në Zug të Zvicrës.

Advertisement

Pas kësaj, në një nga lokalet e afërta, ishte e organizuar edhe “After Party” ku në shoqërimin e këngëtarit Bexhet Sallai të pranishmit u argëtuan me këngë, valle e dolli.

Advertisement

The post Përfundoi festivali i filmit “Tri net Film Fest” appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit