minibus hire Leeds cheap fuel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT history check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri - Struga Lajm | Struga Lajme
minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri

0
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri

Artisti i mirënjohur shqiptar i cili jeton në Austri, Haxhi Fejzullahi, hapi ekspozitën e tij personale në qytetin austriak, Voitsberg. Ekspozita u hap në galerin “Schlossberg am Tor” me titullin “Erde kennt keine Grenzen” – “Dheu nuk njeh kufi”, raporton albinfo.at

Ekspozita përfshin 21 punime me motive të ndryshme artistike, të realizuara me teknikën e tij personale në dhe me thëngjill.

Advertisement

Përmes pikturave, artisti paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një mesazh të fuqishëm artistik dhe kulturor.

Në veprat e tij, ai pasqyron gjithashtu komunën e Voitsberg-ut, e njohur si krahinë me traditë të thëngjillit, shkruan albinfo.at

Publiku i pranishëm u mahnit nga punimet dhe origjinaliteti artistik i Haxhi Fejzullahit. Hapjen e ekspozitës e bëri referentja për kulturë, Mag. Evelin Oswald, ndërsa fjalë përshëndetëse dhe falënderuese mbajti edhe nënkryetari i komunës së Voitsbergut, Christoph Kurti.

Po ashtu, kuratorja e ekspozitës, Mag. Ingeborg Pock, pedagoge e artit, vlerësoi lart vlerat artistike dhe kreativitetin e artistit Haxhi Fejzullahi.

Advertisement

The post Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit