minibus hire Leeds cheap fuel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT history check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Po mbahet nata e parë e festivalit “Akordet e Kosovës” - Struga Lajm | Struga Lajme
minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Po mbahet nata e parë e festivalit “Akordet e Kosovës”

0
Po mbahet nata e parë e festivalit “Akordet e Kosovës”

Ka filluar sonte në Prishtinë festivali i Këngës duke ju kthyer emërtimit  të vet tradicional, “Akordet e Kosovës”.  Natën e parë të festivalit e kanë hapur këngëtarët Teuta Kurti dhe Florent Abrashi, me një kolazh këngësh, duke shënuar kështu nisjen e edicionit të ri të kësaj ngjarjeje muzikore.

Gjatë dy netëve të para publiku do të ketë mundësi të ndjekë garën e këngëtarëve të rritur, kurse risi e këtij edicioni është rikthimi i Festivalit të Fëmijëve, i cili do t’i kushtohet nata e tretë, duke u dhënë hapësirë talenteve të reja të prezantohen në skenën e “Akordeve të Kosovës”, shkruan rtklive.com.

Mbrëmja muzikore që po mbahet në sallën “1 tetori” në Prishtinë po drejtohet nga moderatori i RTK-së, Agron Krasniqi dhe aktorja Flaka Latifi, ndërsa festivali po transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Advertisement

Pas hapjes së natës së parë të edicionit të katërt të Festivalit të Këngës “Akordet e Kosovës”, ka nisur gara me interpretimet e para konkurruese.

Këngëtari Besmir Shishko është prezantuar me këngën e tij “Përjetësisht”, me muzikë të Armend Shalës dhe Besmir Shishkos, si dhe tekst të vetë Shishkos. Orkestrën e ka dirigjuar Liriona Sulajmani.

Pas tij, në skenën e festivalit është ngjitur Shpend Lleshi, i njohur edhe si Pena, me këngën “Vala”, për të cilën ka realizuar vetë muzikën dhe tekstin. Orkestrën e ka dirigjuar maestro Memli Kelmendi.

Lleshi, me prejardhje nga Gjakova, është prezantuar para publikut nga moderatori edhe si veteran i UÇK-së, por që kësaj radhe ka ardhur një dimension tjetër, duke sjellë në skenën e “Akordeve të Kosovës” pasionin e tij për muzikën.

Advertisement

Këngëtarja Verona Kastrati është ngjitur në skenën e natës së parë të edicionit të katërt të Festivalit të Këngës “Akordet e Kosovës”, me këngën “Flakë”.

Kënga është shkruar dhe kompozuar nga Valon Gashi, i cili këtë edicion nuk është pjesë e orkestrës së festivalit, por garon në një rol tjetër, si autor i një prej këngëve konkurruese.

Këtë e ka bërë të ditur moderatori Agron Krasniqi, duke theksuar se Gashi këtë herë është i pranishëm në festival përmes krijimtarisë së tij muzikore.

Këngëtarja nga Shqipëria, Sajana Kodheli, është konkurrentja e radhës që është ngjitur në skenën e “Akordeve të Kosovës”, me këngën “E lirë”. Muzika e këngës është realizuar nga Klodian Reçepaj, ndërsa tekstin e ka shkruar Sonja Vokopola.

Advertisement

Gjatë prezantimit të këngës, moderatorët kanë theksuar pjesëmarrjen e madhe të artistëve nga Shqipëria në këtë edicion, duke vënë në pah rëndësinë e artit dhe kulturës në forcimin e lidhjeve mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Këngëtarja e re Troja Bicurri është prezantuar me këngën “Mali dhe hëna”. Tekstin dhe muzikën e këngës i ka realizuar vetë Troja, e cila në skenë u paraqit me kitarë.

Gjatë prezantimit të saj moderatorja Flaka Latifi citoi vargjet hyrëse të këngës: “Unë vij nga fshati pranë lumit, e rritur nën qiell. Ai nga qyteti me stil, jeton në kështjellë”.

Grupi muzikor Hawolf kanë sjellë një stil ndryshe muzikor në konkurrimin e këtij edicioni. Grupi përbëhet nga katër vëllezër me mbiemrin Havolli, të cilët para publikut kanë interpretuar këngën “Ti s’je unë”.

Advertisement

Muzika, teksti dhe interpretimi janë realizuar nga vetë grupi Hawolf, i cili sjell një kombinim të rock-ut alternativ me elemente të heavy metal-it.

Jonida Maliqi rikthehet në Prishtinë pas 15 vjetësh, vlerëson “Akordet e Kosovës”

Mysafirja speciale e natës së parë të festivalit “Akordet e Kosovës” ishte këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi, e cila është rikthyer në skenën e Prishtinës pas 15 vjetësh.

E prezantuar nga moderatori Agron Krasniqi, Maliqi është pritur me duartrokitje nga publiku, ndërsa ka shprehur kënaqësinë që është bërë pjesë e edicionit të katërt të “Akordeve të Kosovës”.

Advertisement

Këngëtarja, e cila e ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision dhe ka qenë trajnere në “The Voice of Albania”, ka vlerësuar organizimin e festivalit dhe rrugëtimin e tij drejt zhvillimit të një ngjarjeje të rëndësishme muzikore.

Duke kujtuar përvojën e saj në Eurovision, Maliqi ka veçuar mbështetjen e publikut, mediave dhe ekipit organizativ, duke thënë se gjithçka ishte realizuar në mënyrë që ajo të ndihej plotësisht artiste.

Ajo ka vlerësuar edhe festivalin “Akordet e Kosovës”, duke theksuar se organizatorët janë në rrugë të mirë dhe ka shprehur dëshirën që Kosova të përfaqësohet denjësisht në Eurovision në të ardhmen.

Në vazhdim të natës së parë të “Akordeve të Kosovës”, publiku ka pasur mundësi të shijojë edhe një demonstrim të stileve të ndryshme muzikore nga bateristi Nesim Maxhuni dhe bendi i festivalit.

Advertisement

Në një bisedë me prezantuesen Flaka Latifi, Maxhuni ka folur për rëndësinë e njohjes dhe interpretimit të rrymave të ndryshme muzikore, duke u përcjellë një mesazh muzikantëve të rinj që të eksplorojnë sa më shumë stile.

“Mesazhi im kryesor për muzikantët e rinj është që të luajnë sa më shumë stile, sepse ta njohësh një stil më shumë është si ta njohësh një gjuhë më shumë”, ka thënë Maxhuni.

Ai dhe bendi kanë demonstruar ritme të sambës, funk-ut dhe metalit, për të përfunduar me një interpretim të xhazit dhe improvizimit të lirë, stile në të cilat mbështetet kryesisht edhe krijimtaria e tij muzikore.

Pas këtij momenti muzikor, gara e festivalit ka vazhduar me këngëtaren Sidorela Kelmendi Gashi, e cila është prezantuar me baladën “Vetëm kam mbetur”.

Advertisement

Muzika, teksti dhe interpretimi i këngës janë realizuar nga vetë Sidorela, e cila më herët ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision së bashku me familjen Kelmendi, me këngën “Duje”.

Kompozitori Djell Gashi rikthehet në skenën e “Akordeve të Kosovës” edhe këtë vit, pas pjesëmarrjes në edicionin e kaluar. Kënga e tij e re, e titulluar “Histori”, u interpretua nga Rinea Vitija, e cila ka nisur të këndojë që në fëmijëri.

Gjatë natës së parë të “Akordeve të Kosovës”, moderatori Agron Krasniqi vlerësoi orkestrën dhe bendin që shoqërojnë artistët në festival, duke veçuar dirigjentët Liriona Sylejmani dhe Memli Kelmendi.

Ai theksoi se interpretimi me orkestër dhe bend të drejtpërdrejtë është një veçori që e dallon festivalin, ndërsa përmendi edhe sukseset e dirigjentit Memli Kelmendi me korin “Siparantum”.

Advertisement

Krasniqi po ashtu rikujtoi se Liriona Sylejmani është profesoreshë e muzikës dhe togere e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku udhëheq orkestrën frymore.

Më pas, gara vazhdoi me këngën “Vjeshtë”, të cilën e interpretoi Arbër Krasniqi. Muzika, teksti dhe interpretimi janë të tij.

Pranvera Badivuku nderohet me Çmimin për Vepër Jetësore

Një moment i veçantë i natës së parë të festivalit “Akordet e Kosovës” ishte ndarja e Çmimit për Vepër Jetësore për kompozitoren Pranvera Badivuku, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e saj në muzikën shqiptare.

Advertisement

Përmes një monologu, aktorja Rebeka Qena rikujtoi rrugëtimin krijues të Badivukut dhe sfidat me të cilat janë përballur gratë në botën e muzikës, duke theksuar rëndësinë e veprës së saj ndër breza.

Badivuku ka krijuar rreth 200 këngë, ka fituar pesë “Okarina të Arta” në festivalin “Akordet e Kosovës” dhe ka dhënë kontribut edhe si mësuese, redaktore e producente e muzikës për fëmijë.

Pas pranimit të çmimit, kompozitorja u shpreh e nderuar dhe e lumtur që ishte pjesë e mbrëmjes, duke vlerësuar organizimin e RTK-së dhe orkestrën e festivalit, për të cilën tha se përbëhet kryesisht nga muzikantë të rinj e të talentuar.

Ajo përshëndeti edhe rikthimin e emrit “Akordet e Kosovës”, duke kujtuar kontributin e festivalit të dikurshëm, të organizuar nga Radiotelevizioni i Prishtinës, në kultivimin e këngës për fëmijë, muzikës popullore dhe asaj të lehtë.

Advertisement

“Uroj që rikthimi i emrit të Akordeve të ketë jetëgjatësi dhe të shkëlqejë ndër vite”, tha Badivuku.

 

The post Po mbahet nata e parë e festivalit “Akordet e Kosovës” appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit