minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Premiera e filmit “Adnan Kafazi” nis xhiron në disa kantone të Zvicrës

0
Premiera e filmit “Adnan Kafazi” nis xhiron në disa kantone të Zvicrës

Filmi “Adnan Kafazi” me regji të Genc Berishës do të sjell premierë në kinematë e Zvicrës, shkruan albinfo.ch.

Filmi shqiptar do të shfaqet më datë 17 mars në Cyrih, me 18 mars në Bazel dhe me 18 mars në Lucern, Wil SG.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Advertisement

Biletat mund t’i rezervoni në linkun më poshtë

https://eventfrog.ch/de/p/theater-buehne/comedy-kabarett/adnan-kafazi-filmpremiere-aftershow-apero-7039991615356579265.html?fbclid=IwAR1p_8CfXkH8vtMQCbqBs4oqc-4VxwutOTA4fYpewhPO3zI6c7jvO07HpH0

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Vlen të theksohet se filmi shpërfaq mbizotërimin e krimit në kryeqytet, korrupsion e përplasjen e bandave të krimit për kontrollin e territorit.

Advertisement

Filmi trajton edhe krimin ndërkombëtar të trafikimin e grave dhe vajzave. Filmi “Adnan Kafazi” fokusohet në kthimin e Vuçës (Armend Baloku), Bullit (Besart Sllamniku) dhe Zakit (Muhamed Arifi), tre gangsterëve, nga Meksika në Prishtinë pasi mashtrohen qëllimisht nga një gangster tjetër, si familjarë të tyre ishin rrëmbyer nga Adnan Kafazi (Armond Morina), një kriminel që tani kontrollonte gjithë vendi. Pa para e pa informata për kriminelin që trafikonte gra dhe vajza, tre gangsterët nisin aksionin për shpartallimin e Andan Kafazit.

Të rryer në punët e krimit e falë aftësive për të krijuar ‘aleanca’, tre gangsterët arrijnë ta mposhtin Adnan Kafazin. Ky i fundit vritet nga gratë që i mbante të burgosura në një bodrum me qëllim për t’ i trafikuar. Për dallim nga dy pjesët (filmat) e para të trilogjisë (Zonjusha dhe Diamanti), që i takojnë zhanrit të komedisë dhe krimin, “Adnana Kafazi” është një film që ngërthen në vete zhanrin aksion, dramë, krimin e komedinë. Aktorët flasim me një gjuhë të mbushur me sharje e fjalë të pista.

The post Premiera e filmit “Adnan Kafazi” nis xhiron në disa kantone të Zvicrës appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit