
Premiera e filmit ‘’Nënë Tereza dhe unë’’, nga Kamal Musale, që flet për dashurinë dhe dhembshurinë, do të shfaqet në Cyrih të Zvicrës më 24 tetor 2022, në orën 18:30, në Kino Le Paris.
Filmi është produksion i përbashkët i Indisë, Zvicrës dhe Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa flet mbi dashurinë dhe dhembshurinë të frymëzuar nga Nëna Terezë, respektivisht se si një grua e re britanike me origjinë indiane, e cila e kishte humbur besimin e gjen inspirimin në Kalkutën e sotme.
Filmi shtjellon dy jetë grash, pasiononte dhe të pakompromis, dy histori paralele të ndërthurura përgjatë gjeneratave, shkruan albinfo.ch.
Advertisement
The post Premiera e filmit “Nënë Tereza dhe unë” do të shfaqet në Cyrih appeared first on Albinfo.