
Një ngjarje kulturore me rëndësi për komunitetin shqiptar në Zvicër do të mbahet më 7 maj 2026, në ora 19:00, në Universitetin e Lozanës (UNIL), Géopolis, salla 1612, në Chavannes-près-Renens.
Bëhet fjalë për prezantimin e librit “Për ata që s’u kthyen”, nga autorja Edona B. Kelmendi, një vepër që sjell një dëshmi të fortë mbi luftën në Kosovë. Libri trajton: përjetimet e një fëmije gjatë luftës (masakrën e Qyshkut (Pejë), më 14 maj 1999) kujtesën, dhimbjen dhe mungesën.
Autorja ishte vetëm 10 vjeçe kur i përjetoi këto ngjarje, duke i dhënë rrëfimit një dimension të thellë dhe autentik Organizimi Ngjarja organizohet nga: LAPSH “Naim Frashëri” – Lozanë, Shoqata e Studentëve të Lozanës (AEAUL) në bashkëpunim me albinfo.ch.
E hapur për publikun
Aktiviteti është i hapur për të gjithë dhe synon të forcojë kujtesën kolektive, dialogun ndërbrezor dhe ruajtjen e identitetit në diasporë.
The post Prezantohet në Lozanë libri “Për ata që s’u kthyen” appeared first on Albinfo.