minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Promovim i një libri të veçantë në një ditë të veçantë

0
Promovim i një libri të veçantë në një ditë të veçantë

Pikërisht në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, pra dje, më 17 Shkurt 2024, në një atmosferë festive, në Lucern të Zvicrës është mbajtur tubimi promovues i librit “2000 Vjet Krishterim te Shqiptarët”.

Bëhet fjalë për një libër në të cilin janë përmbledhur kumtesat nga simpoziumi me të njëjtin titull, i mbajtur në vitin 1998, në Arbon të Zvicrës.

Advertisement

Më meritorët për botimin e këtij libri janë Kristë Coli dhe Ahmet Asani. Ata kanë mbledhur punimet nga simpoziumi i përmendur dhe i kanë mbarështuar, duke ua bërë gati ekspertëve përkatës për redaktim dhe përkthim, shkruan albinfo.ch. Coli dhe Asani kanë ruajtur vazhdimësinë nga angazhimi i tyre në organizimin e simpoziumit, pra që nga viti 1998, ku kishin marrë pjesë një numër i madh intelektualësh dhe veprimtarësh, shqiptarë e të huaj.

Në rolin e nikoqirit të tubimit promovues të librit shte dr. Don Anton Uka, drejtues i Misionit Katolik Shqiptar – Luzern. Po kështu mikpritëse e aktivitetit ishte edhe Shoqata Humanitare Nëna Terezë me seli në Lucern.

Kristë Coli

Advertisement

Krahas pjesëmarrësve të shumtë, veprimtarë e krijues nga të gjitha regjionet e Zvicrës, në këtë tubim kanë marrë pjesë dhe kanë thënë fjalën e tyre për librin historiani i njohur nga Shqipëria dr. Paulin Z. Zefi dhe gazetari veteran nga Kosova, prof. Lekë Musolli.

Me një fjalë emocionuese e me frymë kombëtare është paraqitur teologu dhe shkrimtari i njohur shqiptar që vepron në Gjermani, Zekerija Idrizi.

Ahmet Asani

Advertisement

Kori kishtar shqiptar që vepron pranë Misionit katolik shqiptar ka intonuar shumë bukur himnin kombëtar shqiptar, me tekst të Atë Gjergj Fishtës. Ndërsa familja artistike Krasniqi: Shpejtimi, Afërdita, Elioni e Ejona, kanë pasuruar aktivitetin me interpretimin e bukur të pikave artistike.

Moderimin e tubimit e kanë bërë me nivel dhe cilësi Rehana Doko dhe Sabit Gecaj.

The post Promovim i një libri të veçantë në një ditë të veçantë appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit