minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

PS dhe FDP me mocion në mbështetje të festivalit Alba në Cyrih

0
PS dhe FDP me mocion në mbështetje të festivalit Alba në Cyrih

Festivali Alba në Cyrih, festivali më i madh i muzikës shqiptare nën qiell të hapur në Evropë, po përballet me vështirësi, skruan albinfo.ch. Pasi u ndalua gjatë pandemisë së koronës për shkak të “komunitetit të prekur fort” që pretendohej të ishte komuniteti shqiptar, edhe edicioni i këtij viti rrezikonte të anulohej.

Por cila është arsyeja për këtë? Anarkistët e majtë “Autonomët” që kanë pushtuar arealin ku duhej të mbahej festivali dhe ngurrimi i qytetit për të bërë kompromis, raporton “NZZ”.

Për muaj të tërë, organizatorët nuk kishin marrë ndonjë përgjigje të qartë nga qyteti i Cyrihut nëse festivali mund të zhvillohet ndonjëherë. Dhe kjo ndërkohë që qyteti kishte nënshkruar një marrëveshje qiraje me autonomët e përmendur më lart.

Advertisement

Për shkak të kësaj pasigurie, dy asamblistë të Cyrihiut: Përparim Avdili i FDP-së (Partia Liberale) dhe Reis Luzhnica i SP-së (Partia Socialdemokrate) kanë paraqitur një postulat. Ai kërkon një zgjidhje afatgjatë për Festivalin Alba. Ata nuk tregojnë mirëkuptim për “muajt e vonesës” dhe kritikojnë se komuniteti që qëndron pas festivalit (shqiptarët) “edhe një herë nuk po merret seriozisht”.

Sugjerimi i tyre: Qyteti i Cyrihut, së bashku me organizatorët, duhet të kërkojnë një vend të përshtatshëm ku festivali mund të zhvillohet përgjithmonë.

Luzhnica thekson se festivali është i rëndësishëm për komunitetin shqiptar dhe paraqet një ofertë interesante kulturore, transmeton albinfo.ch. Nuk ka asgjë të tillë askund tjetër në Zvicër. Ai beson se duhet të ketë hapësirë ​​si për festivalin ashtu edhe për format alternative të strehimit (sa u përket anarkistëve autonomë). Nuk duhet t’ë vihen këto dy komunitete kundër njëri-tjetrit.

Përveç pyetjes nëse festivali mund të zhvillohet fare, ka edhe paqartësi për datën e saktë.

Advertisement

Dita Federale e Falënderimeve, Pendimit dhe Lutjes më 17 shtator mund të ndikojë në datën e favorizuar, pasi nuk lejohet të zhvillohen koncerte në natyrë në atë ditë, transmeton albinfo.ch. Pavarësisht këtyre sfidave, organizatorët janë optimistë dhe shpresojnë për një zgjidhje afatgjatë dhe të parashikueshme për Festivalin Alba.

The post PS dhe FDP me mocion në mbështetje të festivalit Alba në Cyrih appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit