minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

DJ Regard, Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri, ndër yjet e “Alba Festival”-it në Cyrih

0
DJ Regard, Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri, ndër yjet e “Alba Festival”-it në Cyrih

Hiti i DJ Regard “Ride it”, një mega hit ndërkombëtar, ka gjeneruar mbi 217 milionë shikime në YouTube deri më tani. DJ Regard është një nga titullarët e “Alba Festivalit” që mbahet këtë vit në Cyrih,

Yjet e tjerë që festivali ka shpallur tani janë: Ledri Vula, Dafina Zeqiri, Dhurata Dora, Mozzik x Getinjo, Dardan, Ghetto Geasy dhe Yll Limani, shkruan albinfo.ch, duke ju referuar një komunikate të organizatorëve të festivalit.

“Alba Festivali” e sheh veten si një festival nën qiell të hapur që bashkon njerëzit dhe dëshiron të bëjë të prekshme bukurinë dhe diversitetin e kulturës shqiptare dhe kosovare për të gjithë, përmes muzikës dhe kuzhinës”, thotë Adem Morina, Producent Ekzekutiv i Festivalit Alba.

Advertisement

Festivali,  këtë vit do të mbahet më 2 dhe 3 korrik (e shtunë dhe e dielë) 2022 në fushën pranë stadiumit Hardturm të Cyrihut. Me mbi 20,000 vizitorë, ai është shpallur si festivali më i madh nën qiell të hapur në Evropë i muzikës shqiptare pop hip-hop etj. Sot janë shpallur titullarët e parë të festivalit për këtë vit.

Përveç DJ-it dhe producentit muzikor kosovar DJ Regard, emri i vërtetë i të cilit është Dardan Aliu, sivjet në skenë do të paraqiten edhe yjet e njohur si: Ledri Vula, Dafina Zeqiri, Dhurata Dora, Mozzik x Getinjo, Dardan, Ghetto. Geasy dhe Yll Limani.

“Jemi të befasuar shumë pozitivisht se sa shumë pritje ka për Festivalin Alba pas anulimit që i ishte bërë në vitin e kaluar”, komenton Adem Morina, transmeton albinfo.ch.

Megjithatë, artistët që tani janë shpallur nuk do të jenë të vetmit. “Do të pasojnë edhe disa emra të mëdhenj, me të cilët aktualisht jemi në përfundim të lidhjes së kontratave”, sqaron Morina.

Advertisement

The post DJ Regard, Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri, ndër yjet e “Alba Festival”-it në Cyrih appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit