minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Pse kishte pak njerëz në Koncertin e Vjenës?

0
Pse kishte pak njerëz në Koncertin e Vjenës?

Koncerti vjetor i Vitit të Ri të Vjenës u zhvillua sot para një audience dukshëm më të vogël për shkak të pandemisë dhe pa kancelarin austriak, Karl Nehammer, i cili tha se nuk kishte planifikuar të merrte pjesë në koncertin e njohur në të gjithë botën.

“Në një situatë të vështirë për shkak të pandemisë që kërkon shumë nga të gjithë ne, do ta konsideroja praninë time si një sinjal të gabuar”, shkroi Nehammer në Facebook duke thënë se në vend të kësaj do ta shikonte koncertin në televizion, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.

Pavarësisht numrit të reduktuar të njerëzve që ndoqën ngjarjen, dirigjenti Daniel Barenboim tha se ishte i lumtur që koncerti nuk do të luhej para vendeve bosh.

Advertisement

Ai dëshiron t’u kujtojë njerëzve rëndësinë e muzikës.

“Shpresoj që të frymëzojë disa nga politikanët në të gjithë botën që të mendojnë vërtet për rëndësinë e nevojës shpirtërore të muzikës për popullatën”, u tha Barenboim gazetarëve të mërkurën.

Në koncert, maestroja 79-vjeçar do të drejtojë Filarmoninë e Vjenës për të tretën herë, pas shfaqjeve në 2009 dhe 2014.

Koncerti po transmetohet në 92 vende.

Advertisement

Koncerti i vitit të kaluar, i drejtuar nga Riccardo Muti, pa polka dhe valse, u zhvillua në një sallë të zbrazët për shkak të pandemisë.

Këtë vit, numri i të pranishmëve u kufizua në 1 000

 

The post Pse kishte pak njerëz në Koncertin e Vjenës? appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit