minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Publikohet programi i edicionit të parë të “Shqip Up Comedy Festival” që do të mbahet në Cyrih

0
Publikohet programi i edicionit të parë të “Shqip Up Comedy Festival” që do të mbahet në Cyrih

Pas paralajmërimit gjatë javës së kaluar për mbajtjen e edicionit të parë të Shqip Up Comedy Festival, nga organizatorët sot është publikuar edhe programi i plotë me artistët pjesëmarrës, të cilët tashmë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Moderimi do të bëhet nga aktori i famshëm kosovar dhe shoumeni Fatmir Spahiu, së bashku me modelen dhe gazetaren Alisa Buzhala.

Nuk do të përmbahemi nga të qeshurat me performancën nga aktorët që tashmë kanë bërë emër në fushën e Stand Up komedisë, por edhe në teatër dhe film, si: Avni Shkodra, Ernest Zymberi, Artan Ibishi, Kushtrim Qerimi, Hasim Memishi – Sopi, ndërsa Olivia isch Programm do të performojë në gjuhën gjermane.

Advertisement

Një ngjarje e tillë asesi nuk mund të paramendohet të bëhet pa muzikë të mirëfilltë që do të performohet nga Trioja e famshme nga Kosova “Dont listen to your Neighbours”.

Si përherë për secilën ngjarje kulturore që zhvillohet në Zvicër, edhe kësaj radhe Albinfo.ch do të jetë partner medial i “Shqip up Comedy Festival” që do të mbahet më 19 nëntor, në Shed15 events&co në adresën Zürichstrasse 17, 8607 Aathal – Seegraben.

Duke pasur parasysh që numri i biletave është i limituar, ato mund t’i rezervoni tek linku: https://eventfrog.ch/shqip-Up

The post Publikohet programi i edicionit të parë të “Shqip Up Comedy Festival” që do të mbahet në Cyrih appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit