Qendra Kulturore “Nomart” me ekspozitën e radhës në Bernë

Qendra Kulturore “Nomart”, e cila merret me promovimin e artit dhe kulturës të Maqedonisë së Veriut në Zvicër, në kuadër të aktiviteteve kulturore për vitin 2021, organizon ekspozitën e radhës.

Në këtë ekspozitë, me krijimet e tyre prezantohen 4 artistë eminentë nga Maqedonia e Veriut: Reshat Ameti, Zani Gelevska, Nevzat Bejtuli Kica dhe Dita Starova Qerimi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ekspozita është pjesë e iniciativës “Connected Space” e cila ka për qëllim rrjetëzimin dhe revitalizimin e skenës kulturore në qytetin e Bernës dhe bëhet në partneritet me Galerinë Nacionale të Maqedonisë së Veriut dhe galerinë Kulturpunkt.

Ekspozita hapet me 01.05.2021 në ora 20:00 në hapësirat e galerisë Kulturpunkt (Speichergasse 4, 3011 Bern) dhe do të qëndrojë e hapur deri me 19.05.2021.

Informata më të hollësishme lidhur me ekspozitën, oraret dhe planifikimin e vizitave, mund të gjeni në faqen www.nomart.ch ose përmes telefonit 076 222 53 03

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Qendra Kulturore “Nomart” me ekspozitën e radhës në Bernë appeared first on Albinfo.