
“Ju ftojmë përzemërsisht që sonte, nga ora 17:00, të merrni pjesë në panelin përmbyllës të artit, që do të mbahet në POP-UP Store, ShopVille-Zürich, në stacionin qendror hekurudhor të Zürichut”.
Në këtë panel të veçantë do të marrë pjesë artisti nga Kosova Ramë Dardania, së bashku me artisten Ursula Wolf.
Diskutimi do t’i kushtohet artit, përvojës artistike, identitetit dhe rolit të krijimtarisë në komunikimin dhe afrimin ndërmjet kulturave.
Prania juaj do të ishte një mbështetje e çmuar për artistin Ramë Dardania, për artin shqiptar dhe për përfaqësimin e kulturës sonë në një hapësirë të rëndësishme ndërkombëtare në Zürich.
Ejani të jemi sa më shumë dhe ta mbështesim së bashku artin dhe kulturën shqiptare! SONTE, 13 GUSHT 2026 – ORA 17:00 Art Panel Discussion POP-UP Store, ShopVille-Zürich Zürich Hauptbahnhof, kati −2 Mirë se vini!
The post Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih appeared first on Albinfo.