minibus hire Leeds cheap fuel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT history check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Ramë Dardania prezantohet në projektin ndërkombëtar “Crowncaps for Migration” në Cyrih - Struga Lajm | Struga Lajme
minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Ramë Dardania prezantohet në projektin ndërkombëtar “Crowncaps for Migration” në Cyrih

0
Ramë Dardania prezantohet në projektin ndërkombëtar “Crowncaps for Migration” në Cyrih

Artisti bashkëkohor shqiptar me qëndrim në Gjenevë, Ramë Dardania do të jetë pjesë e projektit artistik ndërkombëtar “Crowncaps for Migration”, i cili do të zhvillohet nga 3 deri më 14 gusht 2026 në Zürich Hauptbahnhof.

Screenshot

I organizuar nga Satellites of Art, projekti sjell së bashku artistë nga vende të ndryshme për të trajtuar, përmes artit bashkëkohor, tema që lidhen me migrimin, identitetin, kujtesën dhe bashkëjetesën kulturore, njofton albinfo.ch.

Screenshot

Si pjesë e programit shoqërues të ekspozitës, Ramë Dardania është përzgjedhur të marrë pjesë në bisedën publike të artistëve, e cila do të mbahet më 13 gusht, së bashku me artisten e instalacioneve Ursula Wolf. Gjatë këtij takimi me publikun, artistët do të ndajnë përvojat e tyre krijuese, do të flasin për veprat e ekspozuara dhe për mënyrën se si arti mund të nxisë dialog dhe mirëkuptim mes kulturave.

Advertisement

Pjesëmarrja në këtë projekt shënon një tjetër paraqitje të rëndësishme ndërkombëtare për Ramë Dardaninë, duke vazhduar prezantimin e krijimtarisë së tij në hapësira artistike të njohura në Zvicër dhe në skenën evropiane të artit bashkëkohor.

The post Ramë Dardania prezantohet në projektin ndërkombëtar “Crowncaps for Migration” në Cyrih appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit