
Këngëtari portorikan me famë botërore, Ricky Martin, ka arritur sot në Tiranë, ku do të mbajë koncert. Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari me një postim në rrjetet sociale.
Ai ka publikuar një fotografi me flamurin shqiptar, ndërsa ka shkruar në gjuhën shqipe: “Shqipëri, kemi ardhur”.
Para koncertit që do ta mbajë më 20 korrik në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë, Ricky ka zgjedhur të udhëtojë dy ditë më herët për ta shijuar Tiranën.
Advertisement
Koncerti i këngëtarit të famshëm latino-amerikan vjen pak ditë pas koncertit të Enrique Iglesias, një tjetër këngëtar i famshëm./Albinfo.ch
The post Ricky Martin arrin në Tiranë dy ditë para koncertit appeared first on Albinfo.