minibus hire Leeds cheap fuel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT history check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Shfaqje e filmit kosovar “CIRKU FLUTURUES” në Firenze për Ditën e Pavarësisë së Kosovës - Struga Lajm | Struga Lajme
minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Shfaqje e filmit kosovar “CIRKU FLUTURUES” në Firenze për Ditën e Pavarësisë së Kosovës

0
Shfaqje e filmit kosovar “CIRKU FLUTURUES” në Firenze për Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali organizon një ngjarje kulturore në Firenze, ku do të shfaqet filmi kosovar “CIRKU FLUTURUES” (The Flying Circus). Ngjarja do të mbahet në UCI Cinemas Firenze, më 21 shkurt nga ora 19:00, shkruan albinfo.ch.

Filmi, i regjisorit dhe skenaristit Fatos Berisha, është një komedi e zezë e frymëzuar nga ngjarje të vërteta. Ai tregon historinë e katër aktorëve nga Prishtina që përpiqen të kalojnë kufirin drejt Shqipërisë, në kërkim të mundësive artistike dhe për t’u takuar me idhullin e tyre, Michael Palin. Në kastin e filmit janë aktorë si Velibor Topic, May-Linda Kosumovic, Tristan Halilaj, Bislim Muçaj, Fisnik Ademi, Refet Abazi dhe të tjerë.

Ky aktivitet jo vetëm që promovon kinemanë kosovare, por edhe forcon lidhjen kulturore mes diasporës shqiptare dhe atdheut, duke krijuar një mundësi për komunitetin të festojë së bashku krijimtarinë dhe identitetin kombëtar.

Advertisement

Të gjithë të interesuarit ftohen të marrin pjesë dhe të konfirmojnë praninë në adresën: [email protected].

Shfaqja e filmit është një mundësi për të njohur më afër artin dhe historitë kosovare, duke shënuar kështu në mënyrë kreative Ditën e Pavarësisë së Kosovës./Albinfo.ch

The post Shfaqje e filmit kosovar “CIRKU FLUTURUES” në Firenze për Ditën e Pavarësisë së Kosovës appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit