
Bern 2025 — Artisti i njohur nga Kosova qe jeton dhe vepron në Zvicërr, Shkodran Osmanaj, do të jetë pjesë e një prej ngjarjeve më të rëndësishme të muzikës klasike në Europë — Festival d’Aix-en-Provence në Francë. Ai do të performojë së bashku me një nga orkestrat më me renome, Orkestrën Simfonike të Bayerische Rundfunk nga Mynihu, nën drejtimin e dirigjentit legjendar Sir Simon Rattle, transmeton albinfo.ch.
Ky koncert përfaqëson një moment të rëndësishëm në karrierën ndërkombëtare të Osmanajt, duke e vendosur atë në qendër të një prej festivaleve më prestigjioze të skenës operistike dhe simfonike botërore.
“Është një privilegj dhe një emocion i jashtëzakonshëm të jem pjesë e Festival d’Aix-en-Provence, krah një orkestre të mrekullueshme si Bayerische Rundfunk dhe nën drejtimin e Sir Simon Rattle, një emër i madh që ka frymëzuar breza të tërë,” u shpreh Shkodran Osmanaj. “Kjo është një mundësi për të ndarë muzikën me një audiencë të jashtëzakonshme ndërkombëtare dhe për të përfaqësuar denjësisht veten dhe vendin tim.”
The post Shkodran Osmanaj do të Performojë në Festival d’Aix-en-Provence me Orkestrën Bayerische Rundfunk dhe Sir Simon Rattle appeared first on Albinfo.