minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

SHKSHZ shpall konkurs për çmimin “Martin Camaj” për poezi

0
SHKSHZ shpall konkurs për çmimin “Martin Camaj” për poezi

Shoqata e Krijuesve Shqiptarë në Zvicër (ShKShZ ), me qëllim të nxitjes dhe stimulimit të krijimtarisë letrare, si dhe zbatimit të skemës së saj programore, shpall konkurs letrar për çmimet „Martin Camaj“ për poezi.

Çmimi i parë 300 CHF

Çmimi i dytë 200 CHF

Advertisement

Çmimi i tretë 100 CHF

Kriteret:

  • Konkursi është i hapur për të gjithë krijuesit shqiptarë kudo ku jetojnë ata.
  • Tema është e lirë, poezitë duhet të jenë në gjuhën shqipe, të pabotuara dhe të papublikuara më parë, përfshirë edhe rrjetet sociale dhe të jenë jo më të gjata se tridhjetë vargje.
  • Poezitë duhet të dërgohen me emrin dhe mbiemrin e plotë të autorit. Një autor ka të drejtë të konkurrojë vetëm me një poezi.
  • Poezitë duhët të dërgohen më së largu deri më 12.03.2022, në E-mail: [email protected]
  • Vërejtje! Punimet që nuk u përmbahen këtyre kritereve nuk do të merren parasysh.

ShKShZ do të kujdeset për një proces vlerësimi të besueshëm dhe profesional, duke caktuar një juri e cila nuk ka qasje në autorësinë e punimeve dhe vendimin për poezitë fituese do t’i kërkohet t’a paraqesë edhe me shkrim.

Rezultatet do të bëhen publike më 20.03.2022, në Orën e Madhe Letrare që këtë vit mbahet edhe në nderim të Ditës Botërore të Poezisë.

Advertisement

Në kuadër të Orës letrare gjithashtu ndahet edhe “Pena e Artë e Martin Camajt” për poezinë më të mirë të mbrëmjes.

Në fund, do mbahet edhe Kuvendi i rregullt zgjedhor i ShKShZ, ku pos raportit të punës dhe atij financiar do zgjedhet edhe kryesia e re.

Me nderime Kryesia e ShKShZ

The post SHKSHZ shpall konkurs për çmimin “Martin Camaj” për poezi appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit