minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Shoqata ‘Smira” mbledh bashkatdhetarët në Gjenevë

0
Shoqata ‘Smira” mbledh bashkatdhetarët në Gjenevë

Në një manifestim të cilësuar si ngjarje e dashurisë dhe respektit midis smirasëve, shoqata ‘Smira’ në Gjenevë ka mbajtur një takim me bashkatdhetarë.

Me moton “Bashkimi i vlerave smirase”, ata manifestuan gjithë dashurinë dhe respektin që kanë për njëri-tjetrin dhe për vendlindjen e tyre.

Advertisement

“Entuziazmi, empatia dhe përkushtimi për t’u bërë bashkë vërehej që nga fillimi kur njerëzit filluan të mblidheshin, e deri në fund kur përshëndeteshin me dëshirën për t’u takuar sërish”, njofton shoqata.

Në këtë manifestim të pranishëm ishin edhe udhëheqësi i Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih, Vigan Berisha, kryetari i Komunës Vernier, Matias Buschbeck, e personalitete të tjera.

Folësit shprehën respektin për mënyrën e organizimit dhe të aktivizmit qytetar që ka Smira.

Advertisement

Kryetari i Shoqatës “Smira”, në Gjenevë, Ramadan Rrahmani, prezantoi aktivitetet e shoqatës përgjatë viteve, kurse gazetari Tefik Salihu shpalosi aktivitetet dhe ngjarjet që kanë ndodhur nga janari i këtij viti e deri më tash, në Smirë. Ameli Rrahmani, bashkë me Liam dhe Kilian Aliu, patën një pjesë të shkurtë teatrale, përgatitur nga Ramadan Rrahmani.

Më pas u shtrua Darka Smirase me gatimet tradicionale që pjesëmarrësit kishin sjellë nga shtëpitë e tyre. Pati edhe lojë shpërblyese të sponsorizuar nga bizneset e smirakve në Gjenevë dhe nga individë si kurse Ahim Agushi bëri një shfaqje, duke zhongluar me top në kokë para të pranishmëve. Ai, gjatë ditës e vendosi një rekord të cilin ia dedikoi diasporës smirase. Anëtarët e kryesisë, aktivistët dhe vullnetarët bënë punë të madhe, në mënyrë që manifestimi të shkojë si duhet.

 

 

Advertisement

 

 

The post Shoqata ‘Smira” mbledh bashkatdhetarët në Gjenevë appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit