
Shoqata “Veshalla” nga Zvicra organizoi edhe këtë vit një ngjarje spektakolare në kuadër të festës së 28 nëntorit “Flamuri na bashkon”.
Një program i mbushur me atraksione të ndryshme nga vallëzimi, tradita dhe kënga, ku performuan Shoqata Sharri, Shkolla Shqipe (LAPSH Wil, Uzwil, SG), Valltarët e Veshallës, JS Nga Tradita Vëllezërit Sejdiu bashk me Bekim Selami dhe Bexhet Sallai me talentët e rinj, siguruan argëtim emocionues dhe një atmosferë festive mes më shumë se 650 mysafirëve.
Kryetari i DAIGS/KMSHZ Hfz. Mehas Alija dhe kardiologu i njohur Hfz. Dr. med. Asllan Tahiraj ishin të disponueshëm për të ofruar informacione dhe diskutime interesante në skenë.
Fokusi i gjithë aktivitetit ishte bashkimi i ndërsjellë, si dhe ruajtja dhe transferimi i vlerave kulturore për brezat e ardhshëm.
“Duam të shprehim nga zemra falënderimet tona për ndihmën dhe përkrahjen tuaj të pakufishme në përgatitjen dhe zhvillimin e Festës “Flamuri Na Bashkon” më 09.12.2023 ne Sirnach TG. Pa angazhimin tuaj vullnetar, nuk do të kishim mundur të organizonim këtë ngjarje shumë të suksesshme”, u shprehen organizatorët.
The post Shoqata “Veshalla” organizoi ngjarjen vjetore “Flamuri na bashkon” appeared first on Albinfo.