minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Shoqata “Veshalla” organizoi ngjarjen vjetore “Flamuri na bashkon”

0
Shoqata “Veshalla” organizoi ngjarjen vjetore “Flamuri na bashkon”

Shoqata “Veshalla” nga Zvicra organizoi edhe këtë vit një ngjarje spektakolare në kuadër të festës së 28 nëntorit “Flamuri na bashkon”.

Një program i mbushur me atraksione të ndryshme nga vallëzimi, tradita dhe kënga, ku performuan Shoqata Sharri, Shkolla Shqipe (LAPSH Wil, Uzwil, SG), Valltarët e Veshallës,  JS Nga Tradita Vëllezërit Sejdiu bashk me Bekim Selami dhe Bexhet Sallai me talentët e rinj, siguruan argëtim emocionues dhe një atmosferë festive mes më shumë se 650 mysafirëve.

Advertisement

Kryetari i DAIGS/KMSHZ Hfz. Mehas Alija  dhe kardiologu i njohur Hfz. Dr. med. Asllan Tahiraj ishin të disponueshëm për të ofruar informacione dhe diskutime interesante në skenë.

Fokusi i gjithë aktivitetit ishte bashkimi i ndërsjellë, si dhe ruajtja dhe transferimi i vlerave kulturore për brezat e ardhshëm.

Advertisement

“Duam të shprehim nga zemra falënderimet tona për ndihmën dhe përkrahjen tuaj të pakufishme në përgatitjen dhe zhvillimin e Festës “Flamuri Na Bashkon” më 09.12.2023 ne Sirnach TG. Pa angazhimin tuaj vullnetar, nuk do të kishim mundur të organizonim këtë ngjarje shumë të suksesshme”, u shprehen organizatorët.

The post Shoqata “Veshalla” organizoi ngjarjen vjetore “Flamuri na bashkon” appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit