minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Shqiptari me zërin e tij, lë pa fjalë jurinë e “IC Star” në Turqi

0
Shqiptari me zërin e tij, lë pa fjalë jurinë e “IC Star” në Turqi

Është Egzon Ibrahimi, djali shqiptar që po bënë shumë “zhurmë” në Turqi. Madje, u komentua për ngjyrat e tij të zërit kumbues, duke ”pushtuar” skenën e “IC Star”, shkruan albinfo.ch.

Që në paraqitjen e parë, Egzoni goditi fort në skenë, duke i lënë jurinë pa fjalë dhe të mahnitur me zërin e tij.

Ata u habitën me performancën e tij, juri kjo e përbërë nga 5 persona, emra të njohur të skenës islame, të cilët pa hezituar dhënë sinjal pëlqimi duke komentuar kosovarin si të veçantë me zërin e tij.

Advertisement

Vlen të theksohet se “IC Star” është audicion i këngëve fetare, ku marrin pjesë 18 shtete të botës. Audicioni filloi më datë 20 Janar 2022 dhe ka 10 episoda, shkruan tutje albinfo.ch.

“Faleminderit nga zemra gjith Shqiptarëve kudo që janë në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, Mal të Zi, Luginë dhe Diasporë, më keni bër krenarë para gjith audiencës botërore për mbështetjen e madhe që më keni dhënë vashdojmë tutje në raundin e dytë, i juaji Egzoni” shprehet ai.

 

Advertisement

The post Shqiptari me zërin e tij, lë pa fjalë jurinë e “IC Star” në Turqi appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit