minibus hire Leeds cheap fuel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT history check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Shtypi zviceran mbi filmin e Dea Gjinovcit: “Një kryevepër arti që sfidon” - Struga Lajm | Struga Lajme
minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Shtypi zviceran mbi filmin e Dea Gjinovcit: “Një kryevepër arti që sfidon”

0
Shtypi zviceran mbi filmin e Dea Gjinovcit: “Një kryevepër arti që sfidon”

Filmi “La beauté de l’âne” është një eksplorim poetik i historisë së një brezi të tërë: Regjisorja që jeton  në Gjenevë, Dea Gjinovci, kthehet me të atin në fshatin e tij të humbur në Kosovë.

Vendasit riprodhojnë skena nga Kosova e viteve 1950 në dokumentarin “La beauté de l’âne”, transmeton albinfo.ch.

“Janë ngjyrat e ngrohta që e përcaktojnë këtë film, madje edhe në momentet shkatërruese të luftës. Pëlhurat valëviten në erë, malli rezonon në zërin e babait. “La beauté de l’âne”, duhet thënë, është një kryevepër estetike. Një kryevepër që sfidon përshkrimin”, thuhet rreth filmit të regjisores shqiptaro-zvicerane, De Gjinovci në një vështrim të shkruar ng Agjencia e Lajmeve e Zvicrës, SDA- Keystone.

Advertisement

Ngjyrat e ngrohta janë ato të fotografive që sheh regjisorja dhe producentja zvicerano-shqiptare Dea Gjinovci. Është fillimi i një udhëtimi: Regjisorja dhe babai i saj, i cili ka jetuar në mërgim në Gjenevë për gjashtëdhjetë vjet, kthehen në fshatin e tij të lindjes, Makermal, në Kosovë. Fshati u shkatërrua në luftë dhe e vetmja gjë që mbetet janë historitë e fshatarëve që mbijetuan. Me ta, vajza dhe babai përpiqen të rikrijojnë kujtesën kolektive të një Kosove të zhdukur, duke zbuluar të vërteta si intime ashtu edhe historike.

“Të gjitha shtëpitë prej guri janë zhdukur,” thotë babai në fillim, ndërsa ecën nëpër fshatin e tij, përcjell albinfo.ch. “Lufta i mori.” Ai ecën përgjatë rrugës, pastaj në një livadh, duke u mbështetur në një shkop: “Këtu ishte, shtëpia. Dy kate.”

Për të realizuar këtë dokumentar prekës, shtëpia është rindërtuar. Sugjerohet, në të vërtetë, vetëm një kornizë, disa mobilje, për shembull, një shtrat me çarçafë. Dhe një shkallë në qendër, që të çon askund dhe megjithatë kudo.

Advertisement

Por janë vendasit ata që e sjellin në jetë këtë skenë nën qiell të hapur: Ata e riprodhojnë historinë e babait – skena nga Kosova e viteve 1950. Ata zbulojnë të vërteta tronditëse, kujtojnë jetën e përditshme dhe shumë gjëra mbeten pa përgjigje, siç është zhdukja misterioze e gjyshes.

Ky lloj filmi brenda një filmi është një metodë e zgjuar për t’u marrë si me të qeshurën ashtu edhe me të bukurën, si dhe me tmerrin e luftës – mund të jetë çdo luftë.

“Më ktheve në një fshat që tani ekziston vetëm në kujtesën time”, i thotë babai në një moment  vajzës së tij. Dea Gjinovci ka bërë shumë më tepër: ndër të tjera, ajo ka treguar se sa e rëndësishme është të përballesh me historinë dhe sa poetik mund të ndihet një proces i tillë.

The post Shtypi zviceran mbi filmin e Dea Gjinovcit: “Një kryevepër arti që sfidon” appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit